LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i FFK-së, Salihu: Vendimi nuk ndryshon, klubet serbe nuk do të mund të luajnë në Kosovë pasi është provokim i pastër

Sekretari i FFK-së, Salihu: Vendimi nuk ndryshon, klubet serbe nuk do të mund të luajnë në Kosovë pasi është provokim i pastër

Mediat serbe sot kanë pretenduar që FIFA i ka dërguar letër FFK-së që ta largojë një kërkese drejt organeve të sigurisë në Kosovë, për lejimin e ndeshjeve të klubeve serbe në vendin tonë.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë për Telegrafin se letrën e FIFA ende nuk e ka parë, por në bazë të asaj sa është informuar sot, shton se shpija më e madhe i inkurajon FFK-në që ta largojë kërkesën në institucionet e sigurisë dhe ndeshjet të zhvillohet.


Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën (klubin ilegal), derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan, por FFK nuk ka lejuar kjo të ndodh.

Por sipas FFK-së ky vendim mbetet në fuqi dhe Serbia nuk do të mund të provokojë me ndeshje në territorin tonë.

Mediat serbe: FIFA e lejon Crvena Zvezdën që të luajë në Kosovë, madje është njoftuar edhe FFK
Lexo po ashtu Mediat serbe: FIFA e lejon Crvena Zvezdën që të luajë në Kosovë, madje është njoftuar edhe FFK

“Këtë letër nuk e kam pa. Sa lexova paksa e pash që shkruan se na inkuadrojnë që ne ta largojmë kërkesën ndaj institucioneve tona të sigurisë”.

“Policia jonë nuk ka të drejtë t’i lejojë ekipet serbe të luajnë këtu. Nuk mund të luhet kjo ndeshje në territorin tonë”.

Zvezda kërkon të luajë në Kosovë

“Jo, nuk ka gjasë që ky takim të luhet në Kosovë. Nuk do të ndërrojmë qëndrim, pasi shteti duhet të mbrojë këtë vendim”.

“Ky është totalisht një provokim nga ana e Serbisë dhe le të merret FIFA dhe UEFA”, ka thënë Salihu për Telegrafin.

Ai tutje shtoi se sot kanë qenë në takim me UEFA-n dhe kjo as që është përmendur, por në ditët në vijim do të shikohet se për çfarë bëhet më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli synon ta zëvendësojë Diazin me futbollistin shqiptar që shkëlqeu në Bundesliga

Liverpooli synon ta zëvendësojë Diazin me futbollistin shqiptar që shkëlqeu në Bundesliga

Premier League
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Atalanta njofton Barcelonën për çmimin që duhet paguajnë për Edersonin

Atalanta njofton Barcelonën për çmimin që duhet paguajnë për Edersonin

Serie A
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje

Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje

Premier League
Kylian Mbappe zbulon se kur do ta bëjë të ditur klubin e tij të ardhshëm

Kylian Mbappe zbulon se kur do ta bëjë të ditur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Kalo në kategori