Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate në korrik të hetonte nëse ish-nënpresidenti Joe Biden mbylli një hetim për një kompani që kishte punësuar të birin, siç tregon një përmbledhje e telefonatës që u bë publike të mërkurën nga administrata e Presidentit Trump.
Demokratët thonë se teksti i zbardhur konfirmon shqetësimet e tyre se Presidenti po e përdorte politikën e jashtme amerikane për të përfituar vetë politikisht. Megjithatë Presidenti Trump i hodhi poshtë sugjerimet se kishte thënë diçka të papërshtatshme. Edhe disa ligjvënës republikanë e mbrojtën presidentin të mërkurën duke thënë se telefonata e zbardhur nuk tregon asgjë inkriminuese.
“Nga mënyra se si e trajtuan çështjen, të dukej sikur ishte një telefonatë nga ferri”, i tha zoti Trump gazetarëve të mërkurën në Nju Jork ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara .
“Por doli se nuk ishte asgjë, përveç faktit që shumë njerëz thanë ‘nuk e dija që mund të ishte kaq i sjellshëm’”, shtoi Presidenti duke fajësuar “gazetarët e korruptuar” lidhur me debatin.
“Ka shumë për të folur për të birin e Biden-it, që Biden e ndali ndjekjen penale dhe shumë njerëz duan informacion për këtë çështje, prandaj çdo gjë që mund të bëni me Prokurorin e Përgjithshëm, do të ishte e vlefshme”, thotë zoti Trump në telefonatë, sipas përmbledhjes që u vu në dispozicion nga Departamenti i Drejtësisë.
Sipas dokumentit të zbardhur, presidenti Trump tha se zoti “Biden kishte shitur mend shumë herë që mbylli ndjekjen penale prandaj a mund ta shqyrtoni këtë çështje … mua më duket e tmerrshme”.
Administrata e presidentit Trump nuk ka paraqitur prova se anëtarët e familjes Biden kishin bërë ndonjë gjë të gabuar.
Përmbledhja e telefonatës tregonte gjithashtu se zoti Trump i kishte sugjeruar udhëheqësit ukrainas të fliste me avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, të cilin ai e cilësoi si “njeri shumë të respektuar” si edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr. Zoti Trump tha se zoti Giuliani do të shkonte në Ukrainë. Zoti Zelenskiy tha do të takohej me zotin Giuliani, kur ai të shkonte në Ukrainë.
Hetim për procesin e shkarkimit
Përmbledhja e telefonatës së zbardhur vjen një ditë pasi Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm.
Të martën, zoti Trump konfirmoi se kishte ndalur ndihmën ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën, duke thënë se e bëri një gjë të tillë nga shqetësimet se Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë më shumë për Ukrainën, sesa vendet evropiane.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës që pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Kreu i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff e quajti “shokuese në një tjetër nivel” që Shtëpia e Bardhë i bëri publike shënimet, duke menduar se kjo do ta ndihmonte në një farë mënyre presidentin.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takuan të mërkurën pasdite në Nju Jork ku ndodhen të dy për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Debati filloi javën e kaluar kur dolën njoftimet se një punonjës i paidentifikuar i zbulimit u alarmua nga një seri veprimesh brenda administratës së Presidentit Trump. Ne mesin e këtyre shqetësimeve ishte edhe biseda telefonike e Presidentit Trump me homologun e tij ukrainas Zelenskiy. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-8-780x439.png)
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-3-780x439.png)
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi