Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se rinia është e gatshme për ndryshime.
Kurti tha se të rinjtë ashtu sikurse edhe gratë, janë të neglizhuar.
“Rinia është motori i përparimit, ngase ndonjëherë mund të kesh rini pa përparim, atëherë kur është pasiviteti i madh i pranishëm. Rinia është neglizhuar po ashtu edhe gratë. Kjo është bërë me mekanizma dhe forume që kanë pasur për synim përfshirjen e rinisë, pa rini”, tha Kurti në debatin e parë politik të Kongresit Kombëtar të të Rinjve.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka skemën e punësimit të garantuar prej moshës 16-18 vjeç. Kandidati për kryeministër tha se përderisa të rinjtë e moshës 16 vjeçare mund të punojnë në kafiteri, ata do të duhej të kishin edhe të drejt vote.
“Ne angazhohemi për pjesëmarrje e gruas dhe rinisë. E kemi skemën e punësimit të garantuar prej moshës 16-18, qe së paku një vit të punojnë rinia. Njëkohësisht ne parashohim që mosha e votimit të jetë 16 vjeç, derisa ata mund të shërbejnë në kafiteri mund edhe të votojnë”, theksoi Kurti.
Kurti foli edhe për planet që kanë për sistemin arsimor.
“Më pas duam ta freskojmë shkollën e mesme, nëpërmjet studentëve më të mirë, posa të diplomojnë të kthehet në shkollën e mesme dhe të japin mësim. Duam që ta lidhim arsimin me ekonominë, që 1/3 të jenë gjimnaze, 2/3 shkolla profesionale.
Kemi paraparë 1000 bursa për vajza”, tha Kurti.
I pyetur nga të rinjtë për fondet që do të ndajnë për laboratorët në shkolla, ai tha se do të kenë grantin e katërt për komuna, me vlerë prej 600 milionë eurove. Kurti tha se injoranca kushton më shumë se arsimi.
“Do ta kemi grantin e katër për komunat i cili gjithsej do të jetë 600 milionë euro, me ç’rast ideja është që kryetarët e komunave ta kenë arsimin në epiqendër. Unë kam bindje të fuqishme se injoranca kushton më shumë se arsimi. Padituria kushton shumë më tepër. Kemi nevojë për freskim dhe avancim të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, tha ai.
Sipas Kurtit, mbi 10 herë është ndarë buxhet më shumë për asfalt se sa për universitete.
Duke folur për simbolet shtetërore, Kurti tha se në rast se merr postin e kryeministrit, nuk do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra, duke rikujtuar se njëjtë ka vepruar edhe si kryetar i komisionit për Punë të Jashtme.
“Unë si kryeministër i Kosovës nuk do heqë flamurin e Kosovës nga zyra. Unë i kam respektuar këto si kryetar i komisionit për punë te jashtme Pika jonë më e fortë është së ata që e kanë valvit flamurin deri tash, e e kanë vjedhur ardhmërinë tonë, do të shkojnë ne shtëpi”, ka shtuar Kurti./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin