LAJMI I FUNDIT:

Makinat BMW që dyshohet se janë të prodhuara në mënyrë misterioze në Rusi

Makinat BMW që dyshohet se janë të prodhuara në mënyrë misterioze në Rusi

BMW ka fabrikë në Rusi, por aty duket se po prodhohen edhe disa makina në mënyrë të paautorizuar

Rusia e ka mënyrën e vet të realizimit të proceseve të ndryshme dhe përkundër ndryshimeve globale, vazhdon ta mbajë larg ndikimin nga jashtë, i bën mediet si armike të popullit dhe qeveria autoritare paraqitet sikur sillet me norma normale demokratike, transmeton Telegrafi.


Të drejtat e konsumatorit dhe transparenca në shumë aspekte mungon, ndërsa këtu hyn edhe prodhimi i disa makinave BMW, më mënyrë shumë misterioze.

Derisa BMW Russia është një fabrikë e licensuar, që të prodhojë makina për kompaninë gjermane dhe ato dërgohen në rrugë legale për në Gjermani, duket se aty ka edhe linja tjera prodhimi, vetëm për tregun vendas.

Andrey Podshivalov është avokati rus, që në rrjete sociale paraqitet si Yardey, i cili është duke e mbrojtur një klient, që pretendon se e ka blerë një BMW 3 Series, që nuk duket se është origjinal.

Gjithçka ishte në rregull kur ai e bleu veturën, por një shëtitje për në Gjeorgjinë fqinje, bëri që makina t’i dëmtohej. Me ta dërguar te pika e licensuar për kontroll, u gjet se shumë pjesë nuk janë adekuate dhe i mbeti ashtu për tre muaj.

Sipas avokatit, makina është e prodhuar nga BMW Russia, mirëpo nuk posedon garancitë e nevojshme, derisa nuk ka asnjë leje zyrtare që të eksportohet jashtë shtetit.

Ky pretendim i avokatit, mbetet ende vetëm si një postim në rrjetet sociale, meqenëse BMW nuk ka bërë ndonjë reagime, lidhur me mundësinë e prodhimit të këtyre makinave jo të rregullta. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Kalo në kategori