Enver Hoxhaj nga PDK-ja, duke folur për taksën, ka rikujtuar se ideja për vendosjen e saj ka qenë e tij.
“Idenë e taksës mund të them që fillimisht e kam diskutuar me ministrin Bedri Hamza rreth zbatimit të saj. Meqë ankohen kur Serbia bënte fushatë agresive në raport me Kosovën, pretendimet e saj për tërheqjen e njohjeve, unë kam zhvilluar dy koncepte – tarifa dhe masat reciproke”.
“Ministrin Hamza e kam thirr dhe e kam pyet se a mund të ekzekutohet një masë e tillë teknikisht. Kjo ka ndodhë shumë përpara se të merrej vendimi sepse ndonjëherë po krijohet përshtypje që ka qenë çdo gjë ad-hoc”.
“Qasja jonë, edhe sot e kësaj dite është kredibile dhe serioze. Po bëhen një vit prej kur e kemi vendosur tarifën, nuk ma merr mendja që një qeveri serioze ditën e parë merr vendim pa e shtruar pyetjen, që është kyçe në diplomaci, të përfitimeve. Kushdo që do ta bëntë një gjë të tillë, nuk do të ishte serioz për çfarë kemi bërë gjatë një vitit”.
Por, çfarë qëndrimi ka sot PDK-ja për taksën?
“Qëndrimi për taksën nuk mendoj që është qëndrim i një partie politike sepse do të humbte shumë Kosova nëse vendimmarrja shihet si ‘kush është më zemërgjerë’, por duhet të jetë një kontekst më kompleks i bashkëpunimit dhe komunikimit edhe me partnerët europianë dhe amerikanë”.
“Ata të komunikojnë me Serbinë se cilat do të ishin përfitimet që ne ta marrim një vendim, cili do që të jetë, në raport me taksën dhe të ardhmen e dialogut”.
Në fakt, Hoxhaj në Klan Kosova nuk ka treguar konkretisht se cili është qëndrimi i PDK-së për taksën.
Por, ai e ka përmendur si një prioritet anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Unë mendoj që nëse partneriteti strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, mes Kosovës dhe Brukselit, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe disa vendeve europiane ka qenë deri tash i bazuar në parametra të ndryshme të lirisë së Kosovës, shpalljes së Pavarësisë, njohjes ndërkombëtare, konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm – tash në qendër të partneritetit të Kosovës me këto vende duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB”.
“Nëse duam ta përmbyllim shtetësinë tonë duhet ta vendosim në qendër procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.
“Nëse në vitet e 90-ta kauza ka qenë që të njihemi si çështje e Kosovës, pas ’99-ës kauza ka qenë që ta përshpejtojmë kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për neve si PDK prioritet është që ta përshpejtojmë anëtarësinë e Kosovës në OKB”.
“Në këtë situatë, duhet ta diskutojmë me partnerët tanë çështjen e taksës, por jo me naivitet”.
Hoxhaj ka thënë se duhet të kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë që ta ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës.
“Nëse motivi kryesor ka qenë që taksa duhet të hiqet, motivi tjetër duhet të jetë a do të ndalet Serbia në fushatën kundër njohjes së Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj