Veseli: Mbi 352 mijë ndërtesa dhe banesa në Kosovë janë pa fletë poseduese, bllokojnë mbi 10 miliardë euro kapital
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se një ndër pikat kryesore të Planit Kundër Korrupsionit është legalizimi i përshpejtuar brenda 2 vjetësh i të gjitha ndërtimeve pa leje, që nuk prekin pronat publike apo interesin publik.
Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot mbi 352 mijë ndërtesa dhe banesa janë pa fletë poseduese në Kosovë, që bllokojnë mbi 10 miliardë euro kapital.
Sipas tij, me bazën aktuale ligjore, në procesin e legalizimit janë përfshirë vetëm 8600 ndërtime pa leje dhe siç ka thënë ai me këtë ritëm duhen më shumë se 75 vjet për ta zgjidhur këtë problem.
Ndër të tjera ai ka thënë se do ta ndryshojnë këtë kornizë ligjore, duke bërë që qytetarët të paguajnë vetëm 1 euro për metër katror, ndërkohë që sipas tij do lirohen tërësisht nga pagesa familjet që u përkasin kategorive të veçanta sociale.
Postimi i plotë i Veselit:
Një ndër pikat kryesore të Planit Kundër Korrupsionit është legalizimi i përshpejtuar brenda 2 vjetësh i të gjitha ndërtimeve pa leje, që nuk prekin pronat publike apo interesin publik. Sot kemi mbi 352 mijë ndërtesa dhe banesa pa fletë poseduese në Kosovë, që bllokojnë mbi 10 miliardë euro kapital. Me bazën aktuale ligjore, në procesin e legalizimit janë përfshirë vetëm 8600 ndërtime pa leje dhe me këtë ritëm duhen më shumë se 75 vjet për ta zgjidhur këtë problem.
Prandaj ne do ta ndryshojmë këtë kornizë ligjore, duke bërë që qytetarët të paguajnë vetëm 1 euro për metër katror, ndërkohë që do lirohen tërësisht nga pagesa familjet që u përkasin kategorive të veçanta sociale. Do të krijojmë një agjenci të specializuar të përkohshme (Agjencia e Trajtimit të Ndërtimeve Pa Leje – ATNPL), e cila do të ofrojë shërbimet nën një çati për ta përmbyllur procesin brenda dy vjetësh, duke bashkëvepruar me komunat dhe koordinuar veprimet me institucionet e ndryshme shtetërore.
Kjo nismë do t’i japë fund informalitetit në sektorin e patundshmërisë, duke i dhënë shtytje të fuqishme sektorit të ndërtimit, i cili zë 15% të Bruto Prodhimit Vendor dhe mundëson 20% të punësimit sot në Kosovë. Por, më e rëndësishmja është që kjo nismë do të mundësojë fluksin më të madh të kapitalit që ka pasur ndonjëherë ekonomia jonë, duke futur në qarkullim miliarda euro që do të përkthehen në rritje të fuqisë blerëse dhe në investime të reja.
Shpërndajeni për të treguar mbështetje për qindra mijëra familje që janë lënë pa fleta poseduese për pronat e tyre të patundshme!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A