LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Zhur: Më datën 6 tetor nuk duhet të ketë votues që rrinë në shtëpi

Osmani në Zhur: Më datën 6 tetor nuk duhet të ketë votues që rrinë në shtëpi

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën në mbrëmje në Zhur, se disa parti politike po synojnë që të blejnë vota dhe besimin e qytetarëve.

“Ka parti që po tentojnë të blejnë vota. Por nuk ka çmim me të cilin ata duhet ta blinin të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos lejoni me asnjë çmim me u rrezikuar e ardhmja e fëmijëve tuaj, dhe me u rrezikua Kosova si shtet. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë duhet të gjejnë prosperitetin, perspektivën dhe të ardhmen e tyre në Kosovë, prandaj jemi këtu për të prezantuar Programin tonë për familjen, si fundament i shtetit”, tha Osmani.

Ajo tha se sa herë që është rrezikuar Kosova, janë qytetarët ata që me vullnetin e tyre e kanë shpëtuar vendin.


“Mos leni derë pa trokitur për të kërkuar besim. Duke kërkuar besim për LDK-në, po kërkoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, sesa kjo që sot jemi duke e përjetuar. Më datën 6 tetor nuk duhet të ketë votues që rrinë në shtëpi. Të gjithë duhet të votojmë, që me vullnetin e lirë ta bëjmë ndryshimin e madh”, tha Osmani.

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori