LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Kamenica: Është koha të qeverisim vetë vendin, miku i mirë nuk të tregon çka të bësh në shtëpinë tënde

Haradinaj nga Kamenica: Është koha të qeverisim vetë vendin, miku i mirë nuk të tregon çka të bësh në shtëpinë tënde

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me qytetarë të Kamenicës, ku ka folur për planet e tij nëse zgjedhjet edhe për një mandat kryeministër i vendit.

Haradinaj ka thënë se ka ardhë koha që Kosova ta marrë drejtimin e vetes, ta qeverisë veten, dhe jo të qeveriset nga njerëz që nuk janë të shtetit.

Ai ka theksuar se miku i mirë nuk të tregon se si të sillesh në shtëpinë tënde.


“Miku i mirë nuk vjen me të kallxu çka me bë në shtëpi. Na nuk jemi të këqij për miq, edhe nuk e prishim miqësinë me kërkon, nëse nuk lejojmë më dikush me qeverisë n’vend tonin. Na duhet me qeverisë, na jemi njerëzit e këtij veni, pra populli duhet me qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për politikanët që janë të dëgjueshëm ndaj instruksioneve të jashtme politike.

“Këta që po marohen servilë, kanë me na marrë n’qafë. Unë jam për me kriju një doktrinë qeverisëse, që është e këtij veni, e mos me pasë me ngu kërkon”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Haradinaj ka vlerësuar se Kosova nuk mund të bëhet shtet, duke dëgjuar përjetësisht të tjerët.

“Dikur çka na ka thënë Tita, tani Bashkësia Ndërkombëtare, tash po shkojnë në Tiranë me i vetë qysh me i kry puntë. Atëherë pse jemi shtet?”, ka pyetur ai.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori