LAJMI I FUNDIT:

Tregoni vëmendje: 10 shenja paralajmëruese të kancerit të gjirit për të cilat nuk flitet dhe aq

Tregoni vëmendje: 10 shenja paralajmëruese të kancerit të gjirit për të cilat nuk flitet dhe aq

Një në gjashtë gra dyshojnë fillimisht për kancer të gjirit falë një simptome që s’ka të bëjë me gungat në gjoks, si për shembull, anomali në thithka apo rënie drastike në peshë

Prandaj është me rëndësi të tregoheni të vëmendshme ndaj shenjave të trupit, gjithmonë duke bërë kontrollet e rregullta e mamografitë.


Këto janë dhjetë shenja të kancerit të gjirit që duhet të keni parasysh, përveç gungave.

1. Lëkurë e inflamuar, e gropëzuar, me shenja apo e rrjepur

Trashja, skuqja, urtikariet apo gropëzimi i lëkurës së gjoksit duhet kontrolluar patjetër nga mjeku. Ju e dini si duket gjoksi juaj normalisht dhe nëse vini re një ndryshim në lëkurë, interesohuni.

2. Ndryshime në thithka

Nëse thithkat tuaja kanë qenë gjithnjë me majë dhe krejt papritur futen brenda, telefononi menjëherë mjekun. Ndryshimet në ngjyrën dhe teksturën e thithkave nuk janë normale dhe duhen kontrolluar.

3. Lëngëzim nga thithkat

Gjatë shtatzënisë e deri një vit pas lindjes së fëmijës, lëngëzimi është mëse normal. Nëse s’bëhet fjalë për asnjë nga këto skenare dhe thithkat tuaja lëngëzojnë vetiu, drejtohuni te mjeku. Nëse lëngu është i kuq, i gjelbër apo mban aromë, mund të keni një problem.

4. Ënjtje e dhimbshme

Përveç periodave dhe shtatzënisë, gjoksi i ënjtur mund të jetë një shenjë e kancerit. Nëse enjtja nuk shpjegohet me ciklin menstrual, gjidhënien dhe nuk largohet, kontaktoni mjekun.

5. Simptoma që s’kanë të bëjnë me gjoksin

Dhimbje kurrizi, qafe dhe rënie e pashpjegueshme në peshë listohen si simptoma të kancerit të gjirit.

6. Jelekët ju shkaktojnë dhimbje

Nëse jelekët ju shkaktojnë dhimbje, nëse rrjedha e ujit në dush është e padurueshme mbi kraharor, nëse nuk i prekni dot më thithkat, atëherë keni të bëni me shenja të kancerit të gjirit.

7. Venat e gjoksit janë më të dukshme se zakonisht

Nëse s’kanë qenë të dallueshme deri më sot dhe papritur mund t’i shihni qartë, ose nëse venat janë më të mëdha, më të errëta, atëherë duhet të shqetësoheni.

8. Keni kruajtje në thithka

Bëhet fjalë për kruajtje që zgjat dhe që nuk shpjegohet nga një infeksion, alergji, myk apo irritim nga veshja.

9. Sqetulla të pezmatuara

Nëse sqetullat ju dhëmbin e janë ënjtur, ose nëse ndjeni një masë kur i prekni me dorë, telefononi mjekun.

10. Një puçërr që nuk shërohet

E dinit që puçrrat mund të dalin dhe në gjoks? Shumica prej tyre largohen vetë me kalimin e kohës, por nëse një inflamim i lëkurës së gjoksit nuk shërohet për një javë ose dy, duhet të kontrollohet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Kalo në kategori