LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti vlerëson Limajn në pozicionin e mesëm

Ahmeti vlerëson Limajn në pozicionin e mesëm

Analistët në RTV Dukagjini kanë komentuar paraqitjen e Fatmir Limajt në “Debat Plus” me Ermal Pandurin.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se e vlerëson shumë te Limaj pozicionin e mesëm që ka mbajtur ai ndaj shumë çështjeve.

“Politika në Kosovë ka nevojë për pozicione të mesme. Janë duke na pëlqyer pozicionet radikale në politikë. Ose të gjuajmë gaz ose të pranojmë gjithçka në raport me Serbinë. Këto janë dy pozicione që na janë etabluar për 6-7 vite  në raport me Serbinë”.


Ahmeti thotë se nuk është e thënë që të gjuajmë gaz e të djegim parlamentin por jo edhe të pranojmë gjithçka në raport me Serbinë.

“E preferoj pozicionin e tillë në politikë që janë racionale me tema kaq të ndjeshme”.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini ka thënë se mendimi i tij personal është të inkurajohen subjektet politike që të kenë pozicione sa më të logjikshme e të mos dalim qesharak.

“Nuk besoj se është mirë të nxiten partitë të shkojë drejt populizmit. Pozicionet ekstreme gjithmonë janë populiste, por më pas do të dalim qesharak ashtu siç dolëm me dialogun”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/