LAJMI I FUNDIT:

Punëtorja e deklaruar e McDonald’s nuk është njëra nga tri femrat që i kishin dhënë ushqim falas Ronaldos

Punëtorja e deklaruar e McDonald’s nuk është njëra nga tri femrat që i kishin dhënë ushqim falas Ronaldos
Cristiano Ronaldo, Paula Leca (Foto: ITV/Facebook)

Punonjësja e McDonald’s, e cila e deklaroi veten si njëra prej grave që i kanë dhënë Cristiano Ronaldos hamburgerë si fëmijëve, nuk është njëra nga tre femrat që po i kërkon superylli portugez.

Futbollisti i Juventusit ka thënë se do të dëshironte t’ua shpërblente mirësinë tri grave që i kishin dhënë ushqim gjatë kohës kur ishte fëmijë dhe prandaj do të dëshironte t’i takonte dhe të dilte për darkë me to.


Gjendet punëtorja e McDonald që e kërkonte Ronaldo– ajo e kujton portugezin si të ndrojtur kur lypte hamburgerë si fëmijë 12-vjeçar
Lexo po ashtu Gjendet punëtorja e McDonald që e kërkonte Ronaldo– ajo e kujton portugezin si të ndrojtur kur lypte hamburgerë si fëmijë 12-vjeçar

Pasi Ronaldo e kërkoi një grua me emrin Edna dhe dy të tjera, Paula Leca doli si njëra prej tyre. Në një prononcim për një radio portugeze, ajo kishte thënë se si CR7 dhe lojtarët tjerë të Sportingut të Lisbonës kishin trokitur në derë dhe kishin lypur për të ngrënë.

Paula Leca (Foto: Facebook)

Mirëpo, sipas Piers Morgan, ajo nuk është njëra nga tri femrat që i kërkonte lojtari gjatë intervistës. “Ajo nuk është njëra prej tri femrave që iu referohej Ronaldo. Kërkimi po vazhdon”, ka shkruar Morgan në Twitter.

34-vjeçari kishte dhënë një intervistë të gjatë në emisionin Morgan duke treguar për fëmijërinë e vështirë që kishte kaluar në Portugali.

Ai ka treguar se së bashku me të rinjtë tjerë në Lisbonë, pas stërvitjeve e vizitonin një restorant të McDonald’sit, ku tri punëtore u jepnin ushqim falas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori