LAJMI I FUNDIT:

Osmani me rininë e Gjilanit: Edhe 16 ditë përfundon mentaliteti plaçkitës

Osmani me rininë e Gjilanit: Edhe 16 ditë përfundon mentaliteti plaçkitës

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të premten në një takim me rininë e Gjilanit, se edhe 16 ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve, kur me fitoren tonë do të përfundojë mentaliteti plaçkitës në Kosovë.

“Kanë mbetur edhe 16 ditë deri në momentin e fitores sonë. Vetëm edhe 16 ditë durim nga njerëzit që kanë vendosur në Kosovë një mentalitet plaçkitës. Ata vendosën në Kosovë kleptokracinë, vendosën në Kosovë mentalitet të të paditurve dhe të rrezikshmëve. Edhe 16 ditë atyre ju vjen fundi. Edhe 16 ditë fitorja e LDK-së do të jetë fitorja e qytetarëve të Kosovës, do të jetë në veçanti moment historik për rininë e Kosovës”, ka thënë Osmani.


Sipas njoftimit për media, ajo pohoi se me votën e lirë të qytetarëve, më 6 tetor do t’i dërgojmë në opozitë njerëzit që vetëm krimin dhe korrupsionin e kanë ekspertizë.

“Ata do të shkojnë në opozitë, jo vetëm për katër vite por në minimum 12 vjet”, ka shtuar Osmani.

Ajo i ka falënderuar të rinjtë e Gjilanit dhe gjithë Kosovës për përkrahjen që po i japin projektit të saj për qeverisjen e Kosovës me duar të pastra.

“Në 2013 unë dhe z. Haziri ishim bashkë në garën e Gjilanit dhe natyrisht fituam. Nuk ka ndodh asnjëherë që ne dy të bëhemi bashkë dhe të mos fitojmë, kështu që edhe tani është e pashmangshme fitorja e LDK-së në zgjedhje”, ka shtuar Osmani./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori