LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Prokuroria efikase ndaj korrupsionit të nivelit të ulët

Demhasaj: Prokuroria efikase ndaj korrupsionit të nivelit të ulët

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet për luftën kundër korrupsionit.       

Arton Demhasaj nga organizata Çohu ka thënë se në Kosovë ka dy nivele të korrupsionit: Korrupsioni i niveleve të ulëta dhe ta larta, përcjell Telegrafi.


Sipas tij korrupsioni i niveleve të ulëta është luftuar por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me nivelet e larta.

“Nëse ka marrë 50 euro për ndonjë ryshfet, do të dënohesh. Por problemi kryesor është se askush nga nivelet e larta nuk është dënuar”.

Drejtori ekzekutiv i “Çohu” ka thënë se në nivelin e ultë korrupsioni luftohet nga prokurorët sepse nuk ka presione por sipas tij në nivel të lartë korrupsioni nuk luftohet për shkak të presioneve.

Demhasaj thotë se personalisht ka dërguar në prokurori 30 lëndë por asnjëherë nuk njoftohet se çfarë ka ndodhur me to.

Drejtori ekzekutiv i “Çohu” ka thënë ndër të tjera se ligji kundër nepotizmit është antikushtetues pasi sipas tij minon barazinë në punësime.

Ai ka thënë se partitë politike për të luftuar korrupsionin duhet të heqin dorë nga ndikimi në drejtësi. /Telegrafi/