Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se Shkupi pret vendim pozitiv në muajin tetor lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Sipas tij vendi e meriton një vendim të tillë, pasi i ka bërë detyrat e shtëpisë, duke përmendur ndër të tjera zgjidhjen e konfliktit të gjatë me Greqinë fqinje lidhur me çështjen e emrit.
Ai mes tjerash ka thënë se vetingu është i patjetërsueshëm si në politikë ashtu edhe në drejtësi.
“Jemi dëshmitarë të një propagande të përditshme ndaj politikanëve, gjykatësve, prokurorëve rreth korrupsionit të të gjitha këtyre institucioneve. Dolëm me një ide që të propozojmë një proces dy hapësh të vetingut në Maqedoni të Veriut që ua kemi propozuar partive politike, tashmë vlerësoj se arritëm deri te një mirëkuptim nga e dy partive kryesore maqedonase dhe pas, (shpresoj) marrjes së datës për fillim të datës në mes të tetorit, do të procedojmë me procesin parlamentar të miratimit të këtyre dy ligjeve”, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Sipas tij, pritshmëritë në Shkup, sa i takon fillimit të bisedimeve me BE-në, “janë vazhdim i ëndrrës euroatlantike për vendin, por edhe për Ballkanin Perëndimor”.
“Realizuam të gjitha pritshmëritë e miqve tanë ndërkombëtar në Uashington dhe Brukselin duke zgjidhur çështjen emrit, duke ndryshuar Kushtetutën, duke mbyllur kontestin trekadësh me Greqinë, duke mbyllur kontestin dykadësh me Bullgarinë dhe duke mbyllur pjesën normative të Marrëveshjes paqësore të Ohrit me rrumbullakimin e barazisë gjuhësore përmes miratimit të ligjit të gjuhëve. Me ndihmën e opozitës miratuam edhe një sërë ligjesh reformuese veçmas në gjyqësor, fushën e Antikorrupsionit dhe vlerësoj se gjitha detyrat tona, si detyra shtëpie nga ana e Brukselit i kemi plotësuar dhe meritojmë bashkë me Shqipërinë pse jo, marrjen e datës në mesin e tetorit”, ka thënë Grubi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?