LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Funksionimi efikas i qeverisë ka zgjidhje Ligjin për Qeverinë, të tjerat janë inskenime

Tahiri: Funksionimi efikas i qeverisë ka zgjidhje Ligjin për Qeverinë, të tjerat janë inskenime

Koordinatori Nacional për Reformë Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, njëherësh kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Besnik Tahiri, ka thënë se Projektligji i hartuar për Qeverinë  parasheh rregullim të plotë të funksionimit të Qeverisë.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Projektligji, përveç kufizimit në numër, vendos theks parimet e qeverisjes së mirë, duke rritur koordinimin përmes vendosjes së një sistemi të integruar të politikave. Kjo shmangë përsëritjen dhe copëzimin e politikave dhe buxheteve. Për më shumë, vendos vija të qarta të llogaridhënies, që aktualisht janë afro 40 agjenci, e ndërmarrje që raportojnë në Zyrën e kryeministrit. Prandaj, bëhet e pa mundur llogaridhënia dhe mbikëqyrja efektive. E për këtë, parashihet një ri-shikim i plotë funksional”.


Postimi i plotë i Tahirit:

“Funksionimi efikas i qeverisë ka zgjidhje Ligjin për Qeverinë, të tjerat janë inskenime

Thjeshtëzimi i diskutimit për reformën e funksionimin efikas të qeverisë, në numrin e ministrive është huqje nga koncepti. Kufizimi i numrit të Kabinetit të Kryeministrit, numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave i zotuar në deklarata është zgjidhje parciale.

Pavarësisht vullnetit të mirë, konstilacioni politik dhe formimi i qeverisë, duke pasur parasysh obligimin kushtetues të përfaqësimit të minoriteteve e bënë këtë thjesht premtim fushate. Projektligji i hartuar për Qeverinë, e i cili për shkak të rrethanave të dorëheqjes së qeverisë, i finalizuar për votim parasheh rregullim të plotë të funksionimit. Për më tepër vendos pronësinë e shtetit në formën e funksionimit duke zëvëndësuar rregullativën e UNMIK-ut.

Projektligji, përveç kufizimit në numër, vendos theks parimet e qeverisjes së mirë, duke rritur koordinimin përmes vendosjes së një sistemi të integruar të politikave. Kjo shmangë përsëritjen dhe copëzimin e politikave dhe buxheteve. Për më shumë, vendos vija të qarta të llogaridhënies, që aktualisht janë afro 40 agjenci, e ndërmarrje që raportojnë në Zyrën e kryeministrit. Prandaj, bëhet e pa mundur llogaridhënia dhe mbikëqyrja efektive. E për këtë, parashihet një ri-shikim i plotë funksional.

Projektligji, përveç vendimmarrjes për shkrirje të ministrive, merr parasysh poltikat kyçe në kuadrin e organizimit të ri, duke vendosur zëvendësministra me portofol për fushëveprime të caktuara.

Për ta përmbyllur, liderët nuk komentojnë, por jetësojnë politika. Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë, e kulmi i reformës në administratën publike. Mos të harrojmë, janë këta të njëjtit që për gati 10 vite nuk e miratuan pakon e refomës së administratës pubike, e madje as nuk e votuan kur ne e sollëm në Kuvend. Reformat bëhen me vullnet e guxim, jo me deklarata”, ka shkruar Tahiri, i cili postimit ia ka bashkangjitur propozimin e detajuar me 12 ministri që e ka përgatitur për vlerësim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori