LAJMI I FUNDIT:

Totaj: Qytetarët ma kërkuan që të kandidohem për deputet

Totaj: Qytetarët ma kërkuan që të kandidohem për deputet

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj ka thënë se mesazhet e shumta mbështetëse të qytetarëve e kanë motivuar për të mbetur pjesë e politikës.

“Kandidatura ime për kryetar të Prizrenit është pritur shumë mirë. Qytetarët ma kërkuan të vazhdojë të merrem në politikë sepse kanë besim te profili im, e kaluara ime dhe te kredibiliteti im”.

Totaj në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se profesionalizmin e fituar në shërbimin publik dëshiron ta vendos në shërbim të popullit përmes përfaqësimit në Kuvend.


Ish-kandidati për kryetar të Prizrenit ka thënë se pavarësisht se fokusi i momentit për të është gara e 6 tetorit, ai dhe PDK do të jenë të angazhuar për të rikthyer Prizrenin.

Totaj ka thënë se ai si deputetët mund të kontribuojë në shumë fusha për shkak të përvojave të tij të mira në administratë, si menaxher i klubeve sportive e të tjera.

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së ka thënë se kjo parti e ka bërë si moto luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit për shkak të “guximit që ka Kadri Veseli për të luftuar një dukuri të tillë”.

Ai ka shtuar më tej se PDK do të fitojë në tërë Kosovën por thotë se në Prizren bindshëm për shkak të qeverisjes së keqe lokale nga Vetëvendosje.

Totaj ka thënë se PDK dëshiron të fitojë zgjedhjet mbi bazën e vlerave që ka e jo sipas tij duke u marrur me subjektet tjera politike.

Ish-zyrtari i ATK-së duke folur për taksën ka thënë se qëndrimi i tij është se ajo duhet të pezullohet për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe për të ruajtur raportet me miqtë ndërkombëtarë.

Kandidat për deputetë nga PDK-ja ka thënë se kanë vija të kuqe vetëm ndaj korrupsionit e jo ndaj subjekteve politike.

Nëse vjen PDK-ja në krye të qeverisë, Totaj ka thënë se numri i ministrive do të zvogëlohet, por sipas “tij numri i zëvendësministrave gjithsesi se duhet të zvogëlohet sepse dëmton buxhetin”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Kalo në kategori