LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Bizneset private do ta kenë përkrahjen e shtetit, jo presionin e pushtetit

Osmani: Bizneset private do ta kenë përkrahjen e shtetit, jo presionin e pushtetit

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një vizite që iu bëri të martën bizneseve të komunës së Suharekës, ka thënë se qeveria e drejtuar nga LDK-ja do ta ofrojë përkrahjen e shtetit për sektorin privat dhe jo presionin e pushtetit siç ishte në të kaluarën.

“Ne e shohim sektorin privat si motor të zhvillimit ekonomik, kurse shtetin e shohim vetëm si asistencë, e asnjëherë si aksionarë apo si mjet që u bën presion bizneseve. Gjatë qeverisjes së LDK-së, 2015-2017 janë ndërmarrë një varg masash që e kanë lehtësuar punën e këtyre bizneseve, por ne kemi plan konkret që të ndërmarrim edhe masa të tjera, që të krijojmë lehtësira të tjera”, ka thënë Osmani.


Sipas njoftimit për media, Osmani, ka pohuar se ne do të qeverisim pas 6 tetorit sepse kemi dëshmuar se jemi miq më të mirë të bizneseve, ndërsa si parti e qendrës së djathtë ne e shohim ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet zhvillimit ekonomik, duke u bazuar në fuqizimin e sektorit privat.

Gjatë vizitës në Suharekë, Osmani ka vizituar Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex” (Golden Eagle).

Osmani ka thënë se Fabrika Solid që nga vitet e 90-ta është simbol i punës së ndershme që e bëjnë qytetarët tanë. Ajo ka thënë se suksesi i kompanisë Solid duhet të jetë shembull, jo vetëm për biznesin, por për secilin prej nesh, që vetëm me mund dhe me nder mund të arrijmë të bëjmë punë të mira për shtet.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, ka thënë se gjatë qeverisjes së ardhshme, do ta ndërlidhim sektorin e arsimit me nevojat e tregut në sektorin privat, sepse kjo është edhe brenga kryesore e këtyre bizneseve.

Ahmet Kuçi, nga kompania Solid ka kërkuar që shteti të mos vendos barriera për prodhuesit vendorë. Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së LDK-së, kur Avdullah Hoti ka qenë ministër i Financave, janë bërë reforma të dukshme që kanë nxitur prodhimin në sektorin privat.

Duke shpalosur programin ekonomik të LDK-së, Osmani ka thënë se qeveria e saj, do të bëjë promovimin e iniciativës private, konkurrencës së lirë dhe tregut të hapur.

“Zhvillimi i një kornize ligjore të përshtatshme brenda së cilës zhvillohen aktivitetet ekonomike do të jetë një tjetër prioritet i ynë. Sektori privat, ndërmarrësia dhe inovacioni si gjeneratorë të rritjes ekonomike dhe punësimit do ta kenë përkrahjen e merituar”, ka thënë Osmani./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori