LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton përkrahje për Gjakovën në institucione qendrore

Veseli premton përkrahje për Gjakovën në institucione qendrore

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, gjatë një takimi sot me strukturat e kësaj partie në Gjakovë, ka premtuar se do të mbështesë këtë komunë dhe njerëzit e saj në institucione qendrore pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Veseli kërkoi nga qytetarët e Gjakovës të votojnë kandidatët e PDK-së për deputetë, pasi sipas tij, janë njerëz të përgjegjshëm dhe do të kenë përkrahjen e tij institucionale.

Krahas mbështetjes që dha për punëtorët dhe sipërmarrësit, ai tha se nuk do të ketë përkrahje për dembelët dhe ata që manipulojnë.


“Unë do të jem në Gjakovë, me të gjitha projektet të cilat ka mundësi t’i bëjë Qeveria e Republikës të Kosovës, për aq sa unë do t’i përkrah njerëzit e Gjakovës në institucione qendrore. Ju përkrahni ata më 6 tetor që të jenë zëri juaj dhe të jenë vendimmarrja juaj. Mos të vendosë dikush tjetër jashtë Gjakovës për ju, por të vendosni ju. Ju keni besuar shumë dhe shumë kujt, nuk e di ata shumë dhe shumëkujt, a ua kanë kthyer me hallall sikurse ju i keni besuar atyre. Unë mendoj se jo”, tha ai.

Edhe në Gjakovë, Veseli nuk la pa përmendur luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë një standard tjetër, do të jetë një standard për të ndalur të keqen që po e bllokon perspektivën e vendit tonë. Po ua bllokon mundësitë e barabarta të rinjve. Kjo është një mundësi e artë për të dalë te koncepti i cili është i dijes, inovatorëve të rinj, rinisë, për ta zhvilluar një ekonomi, e cila është e bazuar në standardet më të larta të konkurrencës, një ekonomi të lirë të tregut, ku ndërmarrësit e vegjël, të mesëm e të mëdhenj e kanë përkrahjen e shtetit”, u shpreh ai.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa tha se PDK jo vetëm që do të fitojnë zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe ato lokale në Gjakovë.

Duke aluduar në dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, Beqa tha se Veseli nuk do të ikë, por do t’ia kthejë shpresën rinisë.

“Brenda 30 ditëve të qeverisë Veseli, do të vijmë bashkë me kryeministrin e ardhshëm, Veseli,dhe do ta caktojmë edhe kandidatin për kryetar të komunës, për të cilin zotohem se do t’i fitojë zgjedhjet lokale pa balotazh. Unë e di se ju kanë lodhur ish-partnerët e koalicionit, duke iu thënë ‘e bëmë atë projekt, e bëmë këtë projekt’, të gjitha projektet në lagje të qytetit, në 87 fshatrat, kanë qenë në projektin ‘Fillimi i ri’, kur ishte Veseli dhe Haradinaj iu bashkua atij fillimi, por në momentet që kur erdh koha me i lënë beneficionet e me iu vesh punës, iku. Por, Veseli nuk do të ikë, do t’ia kthej shpresën rinisë”, tha ai.

Kjo parti sot ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Gjakova: Hajdar Beqa, Geta Beqa, Butrint Batalli, Hysen Berisha./kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori