LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Kloppit: Moti në Angli mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit

Agjenti i Kloppit: Moti në Angli mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit

Agjenti i Jurgen Kloppit, Marc Kosicke, ka sugjeruar se kontrata e gjermanit te Liverpooli mund të ndikohet edhe nga moti në Angli.

Trajneri gjerman është shumë afër ta rinovojë kontratën edhe për katër vite të tjera, mirëpo që ende nuk ka ndonjë bisedim konkret.


Që kur arriti në vitin 2015, 52-vjeçari ka ndikuar që Liverpooli të bëhet njëra ndër skuadrat më të rrezikshme në Evropë, por marrëdhënia e tyre e mirë mund të përfundojë shumë shpejtë sipas agjentit të tij dhe kjo shkaku i motit.

“Kontrata e Jurgenit është valide deri në vitin 2020 dhe unë mund t’u zbulojë një sekret se ai dëshiron ta rinovojë atë”, ka thënë Kosicke.

“Ne kemi ende pak kohë për atë. Ne duhet të presim dhe t’i shohim gjërat që do të ndodhin dhe të shohim nëse klima do të ndryshoj këtu në Angli”.

Barca dhe Reali në garë për dyshen e Liverpoolit, Klopp dhe Van Dijk
Lexo po ashtu Barca dhe Reali në garë për dyshen e Liverpoolit, Klopp dhe Van Dijk

“Ju nuk duhet ta nënvlerësoni moti e keq që mbretëron këtu në Angli dhe kjo mund të jetë njëra nga pengesat për rinovimin e kontratës”, ka shtuar më tej agjenti i Kloppit.

Liverpooli në sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe gjermani ka treguar se aktualisht është trajneri më i mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori