Shumë pronarë dhe adhurues të qenve e ndjenjë një lidhje të veçantë me miqtë e tyre katër-këmbësh.
Nga blerja e dhuratave e deri tek organizimi i festave të ditëlindjes, njerëzit duan ta rrethojnë veten me anëtarë të mbretërisë së kafshëve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, sipas “WebMD”, ka disa kafshë të cilat kanë fuqi të pazakonshme dhe mund t’i shpëtojnë njerëzit nga rrethanat e rrezikshme duke i detektuar dhe parandaluar problemet shëndetësore.
Qentë në veçanti janë miqtë e njeriut të cilët mund ta detektojnë kancerin te njerëzit.
Por, si saktësisht mundet një qen ta detektojë kancerin te qeniet njerëzore?
GJITHÇKA KA TË BËJË ME AROMËN
Qentë e kanë një shqisë të jashtëzakonshme të nuhatjes e cila është 10,000fish më e mirë sesa e njerëzve.
Kështu, qentë mund ta detektojnë kancerin duke e nuhatur frymëmarrjen e njeriut. Kjo i lejon qentë të jenë të aftë ta nuhasin kancerin e mushkërive me një saktësi prej 93%.
SI NDODH KJO?
Tumorët e qelizave kanceroze lirojnë sasi të vogla të përbërësve toksikë organikë të paqëndrueshëm (VOC) të cilët nuk gjenden në indet e shëndetshme. Qentë mund t’i nuhasin këta përbërës brenda pak minutave dhe shpeshherë acarohen nga këta përbërës.
Aftësia e qenve për t’i detektuar këta përbërës mund të shpijë në teknika të reja për detektimin e kancerit.
Fuqitë e mahnitshme të nuhatjes bëjnë që qentë të kenë aftësi t’i detektojnë edhe nivelet e rritura të sheqerit në gjak të cilat shpijnë në konvulsione diabetike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'