Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera që të përballen në një debat për t’i treguar se cilat janë programet e tyre.
Limaj nga takimi me strukturat e Nismës në Kaçanik tha se gara tani është duke u zhvilluar në mes të kandidatëve, e për këtë ai ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit. “Ky mobilizim i yni duhet të vazhdojë në çdo familje, lagje, që ky koncept të fitoj. Nuk vendoset fitorja nga zyrat, e nga studiot televizive ato i fiton populli. Deri më tani gara në Kosovë ka qenë mes partive politike, ndërsa në këto zgjedhje gara u kthye nga kandidatët. Nëse është kështu, atëherë ajo që unë e kam thënë është se po iu them kandidatëve eja të dalin para popullit dhe t’i tregojmë qytetarëve çka iu ofroni, hajde dalim në debat. Koha më sha ka marrë fund. Ata të cilët me arrogancë thonë se drejtojmë parti të mëdha, hajde dalim atje se kush e meriton me e udhëheqë Kosovën. Unë jam i gatshëm me e shpalos programin tim, t’iu përgjigjem pyetjeve. Hajde flasim çka kena me bë për dialogun, si i merrni vendimet. Hajde ia mundësojmë popullit që ta sheh se kujt duhet me ia dhënë votën. Si e udhëheqë dialogun me Serbinë, si e zhvillon ekonominë. Nuk mundesh me e drejtua vendit duke e sha tjetrin. Ta kthejmë këtë garë në mes 5 kandidatëve dhe ai që fiton unë kam me ia zgjat dorën fituesit”, tha Limaj.
Ai tha se është i gatshëm të ballafaqohet me secilin veç e veç edhe me të gjithë së bashku, ku ai tha se në këtë përballje do të dilte faqebardhë. Limaj shtoi se ka refuzuar postin e kryeministrit disa herë, pasi që nuk e kishte ndjerë vetën të gatshme, por që tash ai tha se është i gatshëm për ta drejtuar vendin.
“Kosova ka nevojë për njerëz që janë sprovuar, kam qenë pjesë e çdo procesi të Kosovës”, tha ai dhe ka kërkuar nga qytetarët e Kaçanikut që ta mbështesin dhe të votojnë dy kandidatët e saj në këtë komunë.
Sekretari i Nismës Bilall Sherifi, tha se duhet të punojnë të gjithë për ta bërë kryeministër Fatmir Limajn, e kjo sipas tij do të bënte që pastaj të punohej për shtetin. “Në Kaçanik po qëndrojmë shumë mirë dhe nëse qëndrojmë mirë këtu atëherë do të fitojmë. Mos ta shohim këtë tubim si diçka që po e përfundojmë, në fakt po e fitojmë betejën për një kryeministër që i bënë ballë sfidave. Unë jam i bindur se Nisma do të dal fituese në këto zgjedhje. Pa Nismës, pa koalicionin nuk ka qeveri në Kosovë, për këtë të jeni të bindur”, tha ai.
Ai tha se nuk duhet të provojnë njerëz të rinj, por duhet t’u besohet atyre që janë sprovuar me të gjitha betejat e Kosovës.
Kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka tha se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kandidatin më të duhur për kryeministër. “Ne si degë asnjëherë nuk kemi dështuar në planet tona. Parti që nga fillimi e ka ditur se çka po dëshiron, parti që drejtohet nga një njëri që asnjëherë nuk ka dështuar në planet e tij, tashmë diskutohet që kjo parti të jetë përcaktuese pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha ai.
Ai tha se duhet të punojnë të gjithë shumë në mënyrë që të fitojë Nisma, e që pastaj ai tha se do të fitojë edhe shteti. Kandidatë për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD nga Kaçaniku janë Agim Çaka dhe Hizri Vishi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tatimi i solidaritetit, Mickoski: Nëse ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, do t’i kthejmë 50 milionë euro
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja” – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
ISHB: Dërgesa nga RMV për në Kroaci përmban lakër jeshile dhe e njejta nuk ka pesticide
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë