LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Real Madridi përvoja më e mirë, më kërkuan të jem vetja

Mourinho: Real Madridi përvoja më e mirë, më kërkuan të jem vetja
Jose Mourinho te Real Madrid . (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho ka thënë se koha e kaluar te Real Madridi ka qenë më e mirë në karrierë.

Strategu portugez ka drejtuar klube si Manchester Unitedi, Chelsea, Interi e Porto, por periudhën te Real Madridi e ka zgjedhur më të mirën.


Mourinho e kishte drejtuar gjigantin evropian në periudhën 2010-2013, ku nuk munguan trofetë.

Jose Mourinho te Real Madridi . (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Real Madrid ishte përvoja ime më e mirë për shkak të asaj që mësova si trajner, si njeri, nga mësimet që mora në karrierën time dhe në jetën time”.

“Thjeshtë kujtimi më i mirë i karrierës sime, ishte fantastike”.

“Ato që më kërkuan te Reali ishin brenda natyrës time. Më thanë se kisha ekipin më të mirë në botë si kundërshtar (Barcelonën), se po na shkatërronin dhe situata duhej kthyer”.

Mourinho e Ronaldo . (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

“Fitorja në Kupën e Mbretit ndryshoi gjithçka, dhe unë fitova pastaj Superkupën dhe La Ligan, por dështova tri herë radhazi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori