LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Investime në bujqësi për rritjen e mirëqenies së familjeve në Kosovë

Hoxhaj: Investime në bujqësi për rritjen e mirëqenies së familjeve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fermerët në Kosovë duhet të jenë në qendër të mbështetjes nga qeveria e ardhshme e PDK-së.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zhvillimi i sektorit të bujqësisë do të rrisë prodhimin e ushqimit dhe gjenerimit e të hyrave për familjet dhe buxhetin e shtetit.


Ai, gjithashtu ka shkruar se me zhvillimin e këtij sektori, do të zvogëlohet papunësia në Kosovë dhe do të rritet standardi jetësor.

Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

“Besim Kuçi është fermer nga Theranda, i cili çdo mëngjes ofron prodhime të freskëta për qytetarët, në tregun e qytetit. Fermerët si Besimi do të jenë në qendër të mbështetjes nga qeveria e ardhshme e PDK-së. Zhvillimi i këtij sektori do të rrisë prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e të hyrave për familjet dhe buxhetin shtetëror, do të zvogëlojë papunësinë, do ta ngritë standardin jetësor dhe mirëqenien”. /Telegrafi/