LAJMI I FUNDIT:

Lukaku: Te Interit me Conten për trofe, jam adaptuar shpejtë

Lukaku: Te Interit me Conten për trofe, jam adaptuar shpejtë
Romelu Lukaku. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë të gjatë për ESPN UK, ku ka folur për shumë tema.

Belgu ka treguar për dietën e re, mësimet e italishtes që po merr edhe apo lidhjen në fushë me Lautaro Martinezin.


“Dua ta ndihmoj klubin që të kthehet ku e meriton. Interi ka një grup shumë të fortë, duket sikur luajmë prej vitesh bashkë. Antonio Conte e di mirë si t’i bëjë lojtarët një grup shumë të fortë”.

“Është shumë e rëndësishme të di si të shprehem me shokët. Ata më kuptojmë në mënyrë perfekte: si dhe ku e dua topin, para mbrojtësit, në krah apo pas tij. Dua të di fjalët ekzakte në italisht, sepse detajet janë ndryshe në çdo gjuhë”.

Romelu Lukaku duke shënuar me fanellën e Interit. (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Pjesë e përshtatjes është edhe dieta që po marr me bazë peshkun, patatet dhe perimet. Tres gjithçka shumë shpejt. Kështu ka qenë gjithë jetën time”.

“Mund të luaj për të dhe të lëviz, të futëm zonat e krijuara për të marrë topin nga ai. Nëse analizon skuadrat e Contes, ka shumë punë pas çdo veprimi. Kur topi është në një zonë të caktuar, duhet të bësh një lëvizje të caktuar. Duhet ta dimë në mënyrë perfekte se ku duhet të jemi”.

Ai foli edhe për ardhjen e re, Alexis Sanchez, që së bashku kanë ardhur nga Manchester United.

Romelu Lukaku . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/ Guliver)

“Mund të shohim përreth, por nuk do të gjenim të dytë si Alexis. Tek United kemi punuar mirë, por duhej më shumë kohë në fushë për të dhënë më të mirën”.

“Nuk ishte momenti i duhur për të qenë pjesë e Manchesterit. Pati shumë ndryshime. Dëshira për të fituar është arsyeja pse jam këtu”, ka thënë Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori