Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër tre personave, të dyshuar për “Shpëlarje të parave”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.G., gjatë vitit 2012-2014, në vazhdimësi, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë se pasurisë se përfituar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, parat në shuma të mëdha të cilat i ka përfituar nga shitblerja e duhanit në mënyrë të kundërligjshme, i ka deponuar dhe transferuar në firma ndërkombëtare. Po ashtu, i pandehuri B.G., nga llogaria e tij rrjedhëse individuale ka realizuar transaksione në vlera të ndryshme.
Sipas Prokurorisë i pandehuri B.G., këto veprime ka kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.
Gjithashtu, të pandehurit B.G dhe M.P., në bashkëveprim gjatë vitit 2012, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë se përfituar, në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket e ligjshme, duke përfituar mjete materiale në shuma të mëdha të cilat i ka përfituar i pandehuri B.G., në mënyrë të kundërligjshme, kanë vepruar së bashku, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, M.P., duke vepruar sipas sugjerimeve të të pandehurit B.G., ka hapur llogari individuale dhe ka deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale të cilat ia kishte dhënë i pandehuri B.G.
Me këto veprime dy të pandehurit B.G dhe M.P., në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 lidhu me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nen paragrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.
Ndërkaq, të pandehurit B.G dhe A.I., në bashkëveprim gjatë vitit 2012-2014, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë të përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket e ligjshme, duke përfituar mjete materiale të cilat i ka përfituar i pandehuri B.G., në mënyrë të kundërligjshme nga shitblerja e duhanit kanë vepruar në atë mënyrë që, fillimisht i pandehuri A.I., duke vepruar sipas sugjerimeve të të pandehurit B.G., ka hapur llogari individuale dhe ka deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale të cilat ia kishte dhënë i pandehuri B.G., dhe nga llogaria e vet, llogari individuale fillimisht ka deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale.
“Me këto veprime, të pandehurit B.G dhe A.I., kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: Të rinjtë duhet të dinë të përdorin teknologjitë e reja
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e aktgjykimit për Ligjin për pagat në sektorin publik
Mickoski: Këtë dimër do të kemi dy sfida, stabilitetin energjetik dhe krizën e ndjerë nga Gjermania
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët