LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja Laliçiq gjobiti avokatin Alispajiq me 2.000 euro për shkak se e ka ofenduar në ‘Facebook’

Gjyqtarja Laliçiq gjobiti avokatin Alispajiq me 2.000 euro për shkak se e ka ofenduar në ‘Facebook’
Foto: Arkiv

Gjyqtarja Sofija Laliçiq gjobiti avokatin Asmir Alispajiq me 2.000 euro për shkak të një statusi të publikuar në ‘Facebook’. Ai në status shkroi se ‘Svarovski gjyqtarja Sofija Laliçiq fundi i gjykatësve, shkarkim të menjëhershëm’.

Gjyqtarja në vendimin e marrë më 5 shtator arsyeton se avokati ka mbrojtur një të pandehur për grabitje, por në gjykatë është sjellë jo mirë dhe për këtë shkak i ka tërhequr vërejtjen. Pas pauzës, siç shkruan gjyqtarja, avokati nuk është kthyer në seancë, ndërsa kjo i ka dhënë avokat të pandehurit sipas detyrës zyrtare. Por gjykatësja gjobën nuk e ka dhënë për shkak të sjelljes në seancë, por për shkak të një statusi të publikuar në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dënimin e ka publikuar avokati Alispajiq në ‘Facebook’ dhe se këtë vendim e ka publikuar ta shohin qytetarët se me çfarë gjyqtarë kemi punë.


Ai sqaroi se ka të drejtë ankesa në afat prej tre ditvsh por edhe se do të dorëzojë kërkesë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore të gjykates.

Ndryshe, gjyqtarja Liliçiq u bë e njohur pas publikimit të ‘bombave’ të LSDm-së, përkatësisht kur u publikua biseda e saj me Sasho Mijallkov në kohën kur ka qenë drejtor i DSK-së./Telegrafi/