LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë do të jepen subvencione për klima

Në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë do të jepen subvencione për klima

Në komunat e Bashkisë së Shkupit, në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë, Qeveria në pajtim me Planin për ajër të pastër do të fillojë me ndarjen e mjeteve për zëvendësim të plotë të stufave me dru, me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë, njoftoi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.

Ai informoi se qytetarët në zonat ku ndotja është enorme, do të përdorim në pajtim me Ligjin, mundësi 100 për qind të marrin mbështetje nga Qeveria në këmbim të stufave me dru me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë.

“Do të doja të përmend, shpenzimet e përgjithshme vjetore për ngrohje, të themi në sipërfaqe prej 60 metrave katrorë, me kondicioner invertor kushton 11.734 denarë, nëse përdorni dru – kjo do të kushtonte 18.586, apo nëse përdorni naftë për amvisëri madje 43.038 denarë”, tha Makraduli.


Përveç kësaj, Makraduli tha se krahas ngrohjes në periudhën e dimrit, kondicionerët invertorë gjatë muajve të verës, si vlerë plotësuese, do t’i freskojnë hapësirat ku janë instaluar. Në pyetjen se si do të implementohet masa, zëvendësministri tha se prioritet do të kenë zonat me emisione më të larta në ajër dhe konsumatorët e kategorisë së ndjeshme.

Sa i përket vlerës së çmimit, ai tha se vendimi për vlerën e mjeteve do ta sjellin institucionet në kuadër të kompanisë ELEM, ndërkaq ajo sipas tij do të jetë relativisht shpejtë.

I pyetur se si do të bëhet kontrolli dhe nëse do të pasojë sanksion nëse qytetarët nuk i respektojnë rregullat dhe vazhdojnë të ngrohen me dru, Makraduli potencoi se do të ketë masa ndëshkuese dhe kontrolle.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori