LAJMI I FUNDIT:

BMW shfaqë një model të ri, dukjen e së cilit do ta kenë edhe makinat që i sjellë në të ardhmen

BMW shfaqë një model të ri, dukjen e së cilit do ta kenë edhe makinat që i sjellë në të ardhmen

Në Concep 4, priten të bazohen makinat e reja që BMW i sjellë në të ardhmen nga prodhimi

Deri më tani, e dimë se si duket BMW 3 Series dhe afërsisht edhe 4 Series me katër dyer, derisa në Frankfurt Motor Show, pritej të shfaqej 4 Series tërësisht i ri, por nuk ndodhi si pritej, pasi u prezantua modeli Concept 4, transmeton Telegrafi.

“Me BMW Concept 4 kemi përmbledhur, të gjithë bazën e stilit, që e kanë makinat tona. Kombinon në mënyrë të përkryer proporcionet, me dizajnin preciz dhe të pastër” ka thënë zëvendës presidenti i BMW, Adrian van Hooydonk.


Gjëja e parë që bie në sy te Concept 4, është grilli masiv i ndarë në dy pjesë, shumë më gjigant se te X7 dhe 7 Series.

Të gjithë atyre që grilli nuk iu ka marrë vëmendjen, atëherë sigurisht i ka hutuar ngjyra e kuqe, sistemi i pezullimit që e ka ulur makinën në masë të madhe dhe rrotat me 21 inç.

Ky model i BMW që është ende vetëm koncept, thuhet se do të ketë 255 deri në 380 kuaj fuqi, derisa do ketë edhe teknologji të lartë dhe stil mjaft të mirë. /Telegrafi/