LAJMI I FUNDIT:

Enkelejda Arifi i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Enkelejda Arifi i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, i është bashkuar partisë së tij dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Postimi i plotë:

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme.

Enkelejda në vitet 2001 e 2002 ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Abdullah Tahiri” të Malishevës në Gjilan, pastaj deri në 2006 ka punuar në programin për shoqërinë civile të NDI, për të vazhduar në vitin 2007 si koordinatore e NDI për Gjilan. Në vitet 2008 dhe 2009 ka qenë pjesë e KQZ-së në Gjilan si dhe trajnere për procesin zgjedhor. Ka përvojë disa vjeçare dhe është eksperte në avokim, lobim, monitorim të pushtetit lokal dhe procesit zgjedhor.

Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019 /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Kalo në kategori