LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pret Islandën në një ndeshje ku nevojitën vetëm tri pikë

Shqipëria pret Islandën në një ndeshje ku nevojitën vetëm tri pikë

Islanda nuk është ndoshta kundërshtari më i mirë në këto momente, por sot Shqipëria duhet të tregojë se sa vlen për të mbajtur gjallë ëndrrën Euro 2020 që nga një mision i arritshëm në momentin e hedhjes së shortit po kthehet në një mision të pamundur duke parë ecurinë e kombëtares kuqezi në grupin H ku ka grumbulluar vetëm 6 pikë pas 5 ndeshjes por mbi të gjitha ka humbur ndaj 3 rivalëve direktë me të cilët duhet të luftojë për dy vendet e para.

Skema edhe ndaj Islandës mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena do të jetë e njëjtë 3-5-2, por në formacionin që pritet të hedhë në fushë trajneri Reja pritet të ketë ndryshime të shumta krahasuar me sfidën e fundit ndaj Francës të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 4-1.

Në portë do të jetë sërish Thomas Strakosha, ndërkohë që në mbrojtje Dermaku do të marrë vendin e kapitenit Mavraj me shpresën se nuk do të përsërisë të njëjtin gabim si në ndeshjen e parë që solli golin të Islandës në Reykjavik. Përkrah tij do të jenë si gjithmonë Ismajli dhe Gjimshiti për të plotësuar numrin e 3 qëndër mbrojtësve.


Foto: UEFA.com

Në mesfushën me 5 do të veprojnë Hysaj e Lenjani nga krahët të cilët do të bëjnë rolin e mbrojtësit kur të sulmojë kundërshtari, ndërkohë treshja e qëndrës do të përbëhet nga Bare, Gjasula e Memushaj me të parin që është i vetmi i mbijetuar nga sfida me gjelat ndërkohë që dy të fundit do të marrin vendet e Ramadanit dhe Abrashit.

Në sulm Uzuni do të jetë përkrah Cikalleshit që do të zërë vendin e Balajt edhe pse nuk përjashtohet që edhe lojtari i Lokomotivës së Zagrebit të ulet në stol dhe të luajë Rey Manaj.

Pesë ndryshime në formacion janë të sigurta krahasuar me ndeshjen e fundit por mund të jenë edhe 6. Islanda po kalon një moment shumë të mirë pasi vjen nga 3 fitore radhazi edhe pse të gjitha i ka arritur në shtëpi. Ishullorët kanë 6 pikë më shumë se kuqezinjtë për më tepër që edhe statistikat i kanë në favorin e tyre pasi 6 përballjet e mëparshme kanë folur në favor të Islandës që ka fituar 4 dhe ka humbur dhe suksesi i fundit i Shqipërisë daton shumë herët pikërisht në një miqësore të vitit 2004 me shifrat 2-1. Gjithsesi në kampin kuqezi janë optimistë për një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena.

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Kalo në kategori