LAJMI I FUNDIT:

Alija: Mos transparenca e partive pritet të vazhdojë edhe në këtë fushatë

Alija: Mos transparenca e partive pritet të vazhdojë edhe në këtë fushatë

Avazi i mos transparencës së shpenzimeve që partitë i bëjnë gjatë fushatave zgjedhore, pritet të vazhdojë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Për njohësin e zhvillimeve politike, Rasim Alija, kjo mos transparencë tregon edhe mënyrën se si qeverisin subjektet politike, pas marrjes së mandatit.

“Ky trend unë besoj se do të jetë i pranishëm edhe në këtë proces zgjedhor. Ka munguar transparenca, mungon transparenca. Keni parë që edhe auditimi i subjekteve politike ishte bllokuar për gjashtë vite me radhë…Kjo në terma të thjeshtë i bie që edhe mos transparenca gjatë fushatave zgjedhore tregon se si qeverisin partitë politike kur të vijnë në pushtet”, tha për RTV Dukagjinin, Rasim Alija.


Sipas tij,  më shqetësuese në këtë drejtim mbetet mos transparenca e partive, për financat që iu vijnë nga bizneset.

“Më shqetësuese është mungesa e transparencës sa i përket financimeve prej bizneseve që ua bëjnë subjekteve politike. Kjo pastaj lenë dyshime se ky financim bizneseve u kthehen në formë të tenderëve pasi subjektet vijnë në pushtet”, deklaroi më tej Rasim Alija, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kishin kërkuar nga deputetët dhe nga Qeveria që të mos votojnë Projektligjin për Financimin e Partive. Sipas tyre, ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Kundërshtimi për këtë projektligj nga ana e shoqërisë civile u bënë edhe me anë të protestave, çka bëri që Qeveria të tërhiqte projektligjin në fjalë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori