Në fundjavë u zyrtarizuan kandidatët që pretendojnë të udhëheqin qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Kandidatët që po synojnë të marrin postin e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, muaj më parë kanë treguar pasurin e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, raporton RTV Dukagjini.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se posedon një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji. Ai ka thënë se apartamenti është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten. Lideri i VV-së ka deklaruar se nga paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka të hyra vjetore në vlerë prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore në vlerë prej 42, 240 euro të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI).
Bartësi i listës së koalicionit, Nisma – AKR, Fatmir Limaj, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se në pronësi ka një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një truall në vlerë prej 500 mijë eurove si dhe një shtëpi në vlerë të 250 mijë euro raporton. Limaj posedon një veturë të tipit BMW në vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera posedon 6,985 euro. Si zëvendës kryeministër i qeverisë në largim, Limaj pati deklaruar se merr pagën mujore prej pagën 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore. Mëditje nga qeveria e Kosovës, Limaj kishte deklaruar 4,443 euro.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, në formularin e deklarimit të pasurisë, kishte deklaruar se posedon një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e së cilës nuk e ka deklaruar, posedimin e një shtëpie prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar.
Si kryetar i Kuvendit Veseli pati deklaruar se merr pagën prej 33 mijë e 870 euro e po ashtu rreth 5 mijë euro mëditje. Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3.420 euro si profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC.
Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro.
Ish-kryeministri dhe njëherit kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK- PSD, Ramush Haradinaj, në antikorrupsion ka deklaruar se ka një shtëpi banimi të lëshuar me qira, shtëpi familjare –Kullë, Tokë kodrinore, tokë-truall, shtëpi banimi dhe një banesë.
Haradinaj në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në listën e pasurive të paluajtshme ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro.
Osmani posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare. Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë euro. /RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos