Vetëm në 5 ditët e fundit, mbi 50 raste denoncimesh në Karposh për shkak të ndotjes. Situata ka ardhur më së shumti për shkak të tymit që vjen nga djegia e malit “Skopska Crna Gora” dhe djegia masive plastikash në Saraj, dhe siç raportoi Alsat, ndotja para disa ditësh me grimcat PM10 u regjistrua në nivelin 236.
E detyruar nga lista e gjatë e ankesave, komuna e Karposhit ka marrë masë për kontrolle të vazhdueshme vetëm në rajonin e saj, në rast të djegieve të gjësendeve, edhe pse operacioni i ndotjes kërkon masë më të gjerë veprimi. Sipas të dhënave nga Komuna, një ekip inspektorësh do të patrullojë Karposhin nga ora 7:00 e mëngjesit deri në mesnatë. Megjithatë Bogoev pranon se edhe ekipet e Inspektorëve të Komunës nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë thirrjet e qytetarëve.
“Për fat të keq nuk kemi mjaftueshëm numër të njerëzve që të jemi të pranishëm gjithandej prandaj e kemi shumë me rëndësi kur qytetarët denoncojnë me lokacion fiks që inspektorët të jenë efikas dhe të udhëzohen fiks në atë lokacion. Komuna jonë është e madhe, nuk kemi aq shumë njerëz që gjithkund të kemi gjithë kohës mbikqyrje”, deklaroi Stefan Bogoev, Kryetar i Komunës së Karposhit.
Për momentin, komuna e Karposhit është e vetmja që ka marrë një masë të tillë, edhe pse modeste, por sic është njoftuar nëpër rrjetet sociale, nesër koalicioni O2 ka paralajmëruar protestë kundër ndotjes, në ora 18:00 në Autokomandë. Ndërkaq stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor, për sot tregojnë nivel normal të ndotjes në të gjitha komunat e vendit./Alsat/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'