Nga: Pjetër Logoreci
Krahina malore e Breitenstein-it ndodhet në ndarjen administrative të Austrisë së Ulët, në zonën e Semmeringut, që është klasifikuar si Trashëgimi Kulturore Botërore, si rezultat i infrastrukturës së veçantë hekurudhore që e përshkon malësinë në lartësitë 705 deri në 1.545 metra. Hekurudha e parë malore me famë botërore, e projektuar dhe zbatuar nga Karl Gega, e përshkon tërë krahinën, duke i bërë këto vende shumë tërheqëse për turistë nga e gjithë bota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/Gega-02.jpg)
Karl Gega filloj projektimin e hekurudhës jugore në vitin 1842 dhe në 1857-tën e bëri atë realitet për udhëtim në pjesën Vjenë-Trieste. Për aftësitë e talentin e shumanshëm si dhe për realizimin e kësaj vepre madhore, Karli u nderua nga familja perandorake me titullin “Kalores”. Ai njihej ndërkombtarisht si gjeniu i hekurudhave, Karl Riter von Gega (Carl Ritter von Ghega).
Muzeu, që lartohet në mesin e një lugine të veçantë për nga bukuria e natyrës, ka në inventarin e tij shumë objekte nga jeta në kantieret e ndërtimit, 40 fotografi, dokumente, skica e vizatime të Gegës, fatura të ndryshme apo pjesë nga korrespondenca e tij me miqtë e kolegët të nxjerra nga arkivat qendrore të monarkisë së asaj kohe apo fondet e ndonjë familje a personi privat. Ndërtesa e muzeut është dhe qendra e Klubit të Miqve të Gegës, pjesëtarët e të cilit kontribuuan shumë me punën dhe financimet e tyre për ta sjellë ndërtesën shekullore në gjendjen që është sot.
Që në hyrje të ndërtesës vizitori bie në kontakt me elemente historikë dhe objekte të fushës së hekurudhave, që nga fanarët, kambanat apo zilet sinjalizuese të stacioneve a të lokomotivës dhe emblemat shkëlqyese të ndërmarrjes së ndërtimit dhe shfrytëzimit të hekurudhave perandorake. Në katin përdhes, një kthinë e vogël në krahun e djathë është e përgatitur me dokumente që të njohin me prejardhjen, familjen, fëmijërinë, shkollën e çdo gjë që të lidh me periudhën “italiane” të personazhit Karl Gega. Dokumentet shkollore, makete të ndërtuara apo vizatimet e para të Gegës që vazhdojnë me uniforma të nëpunësve të hekurudhës të cilat përdoreshin në publik.
Ajo që të bën shumë përshtypje është një projekt – skicë e realizuar nga Gega në periudhën kur ishte si student e praktikant në ShBA, vizatimet e një projekt-ideje për hekurudhën Baltimora-Ohio. Po ashtu edhe miniatura e avulltores më të madhe në botë të ndërtuar në vitin 1837 nga Isambard Kindom Brunel, të quajtur Great Eastern, me të cilën me 2 prill 1842 inxhinieri i ri Karl Gega, i shoqëruar nga kolegu Moritz Löhr, udhëtuan drejt Amerikës për t’u kthyer në Vjenë në gusht të po atij viti, por me ide të reja mbi ndërtimin e hekurudhave e të lokomotivave, sipas nevojës së terrenit malor austriak.
Në dhomën e dytë të muzeut që paraqet periudhën krijuese e të suksesshme të Karlit, grupit tonë iu bashkëngjitën dhe një çift vizitorësh që dukeshin si të huaj, vëmendjen e të cilëve e tërhoqi një stendë ku demonstroheshin tri pulla poste. Dy nga pullat ishin botim i postave austriake dhe njëra emetim i postës shqiptare. Ciceroni e argumentoj qënien e pullës shqiptare aty me prejardhjen shqiptare të Gegës, gjë që siç duket “i befasoi” dy vizitorët të cilët kur dëgjuan fjalën shqiptar i dhanë fytyrës një pamje tallëse duke lëshuar tinguj komikë. U ndjeva keq dhe i goditur në krenarinë time, por e zotërova veten. Kur iu afruam fotove, që tregonin financuesit miliarderë të projektit të hekurudhave, ndër to edhe fotoja e Baronit Sina, erdhi radha e “hakmarrjes” time (kam qenë gjithmonë i bindur që e vërteta dhe e drejta nuk vonon e del). Shoqëruesi tregoi emrat e tyre pa u zgjatur, duke më “lënë shteg” që unë të sqaroj më tej…
“Ndoshta ju nuk e dini”, ndërhyra unë me krenari, por me leje, “ky këtu, është Baroni Sina, burri më i famshëm i financave austriake që sikurse Gega është nga trojet shqiptare, nga Voskopoja. Aktiviteti i tij, sikurse i Karlit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e Austrisë moderne. Ishte Sina ai që propozoi dhe financoi Karlin në projektin e hekurudhave. Dihet që ishin miq dhe që Karl Gega ka banuar, derisa vdiq, në pallatin e Baronëve Sina, në qendër të Vjenës”.
Drejtuesi i muzeut që na shoqëronte, u befasua nga njohjet e mia për Gegën dhe Sinën, të cilat nuk i kishte ditur ma parë dhe duke kaluar dorën mbi mustaqe, dukej i kënaqur që argumentet “ndëshkuan” sjelljen diskriminuese të çiftit te sapoardhur.
Në ambientin tjetër, që ishte një dhomë 4×4, qenë rreshtuar me shije objekte të rëndësishme të arkitektit. Tavolina dhe karriga e tij e punës, skica dhe vegla matëse që ishin zbulime të tija, dokumenti i licencës, blloku i shënimeve i mbushur me llogari e formula të ndërlikuara, mjetet e shkrimit (ndër to edhe një pendë/pupul), një shtatore e Zojës së famshme Mariazellit që mban Krishtin fëmijë, një shandan e një kandil për ndriçim si dhe dy kartëmonedha 20 shilingë që mbajnë sipër portretin e Karl Gegës.
Në krahun e majtë, një raft me dru arre i mbyllur me xham ku mbahen filxhanët e kafes apo çajnikët e elementë të tjerë që shërbejnë për t’u ushqyer. Në anën përballë vezullojnë enët prej porcelani të kategorisë së parë, të cilat Karli i përdorte për të larë duart para ngrënies. Ajo që më tërhoqi vëmendjen shumë ishte një dokument (i fotokopjuar nga origjinali), që mbante stemën e Kalorësit Karl Gega.
Sipas ligjit perandorak, më sqaroi udhërrëfyesi i muzeut, çdo person që gëzonte titullin Kalorës mundej të kishte dhe të përdorte ndër dokumentet e tij stemën personale e cila aprovohej nga Perandori. Kjo këtu është stema e Gegës që simbolizon me figurat e saj fuqinë e perandorisë nëpërmes dy luanëve, si dhe prosperitetin dhe natyrën e bukur të maleve (Semmeringut) nëpërmes pemës që duket në qendër të stemës, e cila rrethohet nga vargu i frutave të saj, simbol i hekurudhës me tunelet e stacionet e saj.
Në vazhdimësi, të gjithë objektet kanë bukurinë dhe kuriozitetin që të mban të tendosur. Në fund, në një ambient të veçantë, mbi tavolina dhe stenda të mëdha qëndrojnë libra, prospekte, gazeta dhe albume fotografish të botuara për punën e vyer të Karl Gegës. Mbyll muzeun një dyqan simbolik, por me objekte të shumta që të kujtojnë gjeniun Gega, të cilat turisti, në kujtim të vizitës mund t’i marrë me vete për pak euro.
Para largimit nga muzeu, në të ndarë, falënderova ciceronin (që është dhe drejtuesi i muzeut), duke i treguar që jam shqiptar dhe që kam kërkuar dhe shkruar për arkitektin e famshëm Gega. Ndërruam kartëvizitat dhe i sugjerova të shikonte një dokumentar për Gegën të cilin e kishte nxjerrë në dritë RTM (Radiotelevizioni i Maqedonisë) dhe që ishte vepër e gazetarit të njohur shqiptar Reshat Kamberi, që gjindet tashmë edhe në youtube me titullin “Gjeniu i hekurudhave”.
Uroj dhe shpresoj që sa më shumë shqiptarë të kenë mundësinë të vizitojnë këtë muze me vlerë, si dhe parajsën e natyrës së Semmeringut, ku gjarpëron hekurudha e parë malore në botë, e ndërtuar nga një gjeni me prejardhje shqiptare, Karl Gega. /Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/Tito2-380x233.jpg)
Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
![Zbulimi i artit më të vjetër në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shpella00-380x233.jpg)
Zbulimi i artit më të vjetër në botë
![Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Musine2.jpeg)
Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba
Vangelis dhe Irene Papas: Kënga për shqiptarin e përvetësuar nga grekët
RADIO
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë