Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë
Pastrimi i shtëpisë është një nga ato proceset e pashmangshme, sidomos për zonjat e shtëpisë apo për amvisat që sa herë gjejnë pak kohë apo hapësirë të lirë, atë e shfrytëzojnë totalisht për të pastruar me “themel” shtëpinë nga njëri cep në tjetrin
Me siguri, shumica prej nesh pastron gjithçka i kap syri, në çdo dhomë, në çdo ambient të shtëpisë, tualetin, ballkonin, marrim pluhurat etj, po krejt padashje harrojmë disa objekte shumë funksionale që mbartin papastërti dhe pluhur e që ne harrojmë gjithmonë t’i pastrojmë.
E ndërsa bëjmë punët e shtëpisë, ndodh që nga nxitimi të lemë pa pastruar disa zona apo objekte që janë burim i vërtetë mikrobesh dhe bakteresh. Në fakt ka disa vende në shtëpinë tonë që edhe pa pasur nevojë për pastrim në mënyrë maniakale, ato meritojnë shumë vëmendje në këtë drejtim. Siç janë larja e dyshemeve, pastrimi i banjës, marrja e pluhurave, etj.
Mes rutinës së pastrimit janë edhe disa objekte që ne thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë. Po cilat janë këto objekte? Për shembull, telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët janë objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret.
Në veçanti, tastiera e kompjuterit dhe objektet teknologjike janë foleja e përhapjes së mikrobeve. Sipas disa hulumtimeve, sasia e baktereve të pranishme në një telefon është e njëjtë si në një tualet!
Këpucët, janë gjithnjë shumë të pista, veçanërisht atletet. Mund të ndodhë që fëmijët tuaj të mos lodhen nga të luajturit jashtë shtëpisë dhe kanë kontakt të vazhdueshëm me tokën, mbase shkojnë edhe në një banjë publike dhe atletet e këpucët e tyre mbushen plot me baktere.
Dysheku gjithashtu është një tjetër objekt që ne e nënvlerësojmë në procesin e pastrimit, por që është një përhapje e vazhdueshme e baktereve. Do të ishte e nevojshme të kaloni rrahësin e pluhurit të paktën njëherë në muaj mbi dyshek dhe thuajse çdo sezon të ndërronit anët. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të kaloni sipër fshesë me rrymë.
Por, lista e objekteve që harrohen pa u pastruar është ende e gjatë! Për shembull, ka llambadarë, radiatorë dhe doreza të dyerve. Por, edhe telekomanda e televizorit apo kondicionerit dhe sirtarët.
Kur ka qenë hera e fundit që i keni pastruar plotësisht? Përfitoni nga pastrimi sezonal dhe mos harroni të gjithë këto artikuj! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje