LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet

Pendarovski: Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se më 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë së shtetit tonë, të pavarur.


“Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet.

Në 1991 kemi zgjedhur pavarësinë, më 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi në portat e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike. Për të arritur qëllimin, duhet të rivendosim unitetin që kishim në fillim të pavarësisë. Ne kemi nevojë për pajtim civil, dhe për pajtimin e qëndrueshëm kemi nevojë për drejtësi efikase dhe institucione shtetërore me integritet”, thuhet në deklaratën e Pendarovskit.

Ai shton se nëse duam që brezat e rinj të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë, të punojnë dhe të krijojnë një të ardhme këtu, duhet të bëjmë shumë më tepër si shtet dhe t’u sigurojmë atyre kushte për të realizuar dhe sukses në shtëpi, në vendin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori