LAJMI I FUNDIT:

“Dardanët” reagojnë pas arrestimit të tifozëve nga Çekia

“Dardanët” reagojnë pas arrestimit të tifozëve nga Çekia
Dardanët, gjithmonë pas Kosovës!

Grupi zyrtar i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” iu ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për sfidën e Përfaqësueses verdhekaltër kundër Çekisë dhe të mos bien pre e provokimeve nga ana e tifozëve mysafirë.

Ky reagimi vjen pasi mbrëmë tetë shtetas çekë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serbë, një flamur anti-kombëtar dhe një dron.


Sipas Policisë së Kosovë këta çekë dyshohet se këto mjetet do ta përdoronin në ndeshjen e sotme Kosovë – Çeki.

Të tetë personat janë dërguar në mbajtje.


Ky është postimi i plotë i “Dardanëve” në Facebook

‘Dardanët’ ftojnë të gjithë tifozët e Kosovës që do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen Kosova-Çekia, të mos bijnë pre e provokimeve të mundshme që mund të ndodhin nga ana e ndonjë tifozi çek të papërgjegjshëm.

Ftojmë për maturi dhe përmbajtje duke i rrespektuar normat dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara nga UEFA, dhe duke lënë organeve të sigurisë së Kosovës të bëjnë punën e vet, ashtu siç kanë bërë edhe sot duke parandaluat ca tifozë çek me tendenca provokatore.

Theksojmë edhe një herë se më e rëndësishmja është fitorja e Kosovës në fushë dhe për të arritur këtë nevojitet përkrahja jonë e fuqishme.

Çdo incident potencial mund ta dëmton Kosovën.

Ne nuk guxojmë të bijmë në provokime dhe ne jemi aty vetëm për të përkrahur ekipin tonë, Kosovën. Në çfarëdo provokimi potencial ne do ta rrisim përkrahjen dhe do ta brohorisim dhe do të këndojmë edhe më zëshëm për Kosovën.


Kosova luan me Çekinë nga ora 15:00. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori