Pas dorëzimit të listës së kandidatëve sot në Komisionin Qendror Zgjedhor nga ana e Listës serbe, kryetari i kësaj liste, Goran Rakiq, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës.
Ai tha se po marrin pjesë në zgjedhje pas konsultimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Me krenari them se Lista serbe edhe këtë herë do ta ketë përkrahjen e fuqishme të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, përkundër disa sulmeve jo të partive politike, por të disa serbëve të cilët interesin personal e kanë mbi interesin nacional, dhe të cilëve me siguri shteti serb nuk është vendlindja e tyre. Edhe këtë herë lista do të ketë kandidatët më të mirë që do t’i përfaqësojnë ata jo në rrugë, por në Kuvend, për të drejtat e tyre dhe për një jetë më të mirë, dhe jo vetëm të serbëve por edhe të ashkanljinjëve, boshnjakëve, goranëve, romëve etj, të cilët kanë në interes një jetë më të mirë dhe qëndrimin e serbëve në këto hapësira”, tha Rakiq.
Ai duke lexuar emrat e kandidatëve, i bëri thirrje serbëve që t’i bashkohen Listës serbe në mënyrë që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një jetë më të mirë dhe qëndrim të serbëve në këto hapësira.
“Unë nuk di çfarë keni dëgjuar, por në takimin tonë unë kam propozuar që Millan Radojqiq të udhëheqë me pozitën e kryetarit të listës, mirëpo ai ka refuzuar duke dashur të mbetet në pozitën qe ka qenë deri tash, atë të nënkryetarit….Jam i bindur se dalja e qytetarëve do të jetë masive dhe lista do të fitoj 10 vendet…Mesazhi është se i ftojmë të gjithë për unitet dhe mbështetje të asaj që fton presidenti Vuçiq.. sepse vetëm kështu mund të mbështesim një jetë më të mirë jo vetëm për serbët por edhe të tjerët”, tha ai.
Kjo është lista e kandidatëve. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur