LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Holandës

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Holandës

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dirk Jan Kop.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, Pendarovski ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen konzistente nga Holanda miqësore e cila nga pavarësia e shtetit tonë është një ndër donatorët më të mëdhenj dhe mbështetës i fuqishëm i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Holanda në vazhdimësi na ndihmon në reformat në gjyqësi, sundimin e së drejtës dhe administratën publike, por edhe në mbrojtjen e diskriminimit të grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara në shoqëri, ndërsa me qëllim që të ndërtojmë institucione të fuqishme dhe të pavarura të cilat janë shtyllë i çdo demokracie evropiane. Parimi i “ashpër dhe korrekt” holandez u tregua si formulë e shkëlqyer për implementim thelbësor të agjendës reformuese dhe arritjen e standardeve evropiane në vendin tonë”, tha presidenti Pendarovski.


Presidenti Pendarovski shfaqi shpresë se shumë shpejt, në fillim të mandatit të ambasadorit holandez, Republika e Maqedonisë së Veriut do ta kremtojë anëtarësimin formal në NATO, ndërsa me Bashkimin Evropian do t’i fillojë negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm.

“Kjo do të ishte mirënjohje e drejt dhe e merituar për arritjet e deritanishme dhe përpjekjet reformuese të Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti Pendarovski dhe shfaqi pritje se Holanda pa rezervë do të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut të afrohet një hap më afër familjes evropiane.

Ambasadori Dirk Jan Kop theksoi se është i nderuar që është emëruar si ambasador në vendin tonë dhe tha se Holanda është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e saj, në kohë të mira dhe të vështira, me ndihmë të drejtpërdrejtë atje ku nevojitet.

“Maqedonia e Veriut ka kaluar nëpër shumë sfida dhe ka arritur shumë në 28 vitet e kaluara që nga pavarësia e saj e cila do të shënohet për vetëm dy ditë. Para një kohe shumë të shkurtër, vendi ynë arriti të ngrihet nga një krizë shumë të rëndë politike, ta zgjidhë çështjen e emrit që ka zgjatur me dekada dhe të bëhet aleat i ynë në NATO. “Edhe dielli është yll” siç kam dëgjuar, dhe shpresoj se një ditë do të ndriçojë në Unionin tonë”, deklaroi ambasadori Kop./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori