LAJMI I FUNDIT:

Dëgjuan zhurmën që vinte nga tualeti i femrave, punonjësit e hotelit mbetën të habitur kur panë ariun brenda

Dëgjuan zhurmën që vinte nga tualeti i femrave, punonjësit e hotelit mbetën të habitur kur panë ariun brenda

Mysafirët dhe stafi i një hoteli në Montana të SHBA-ve, mbetën të habitur kur zbuluan se çfarë po fshihej në tualetin e femrave.

Aty po qëndronte i shtrirë një ari i vogël, i cili dukej sikur ishte i impresionuar me hapësirën ku gjendej, transmeton Telegrafi.


“Ariu i zi kishte gjetur rrugën deri te dritarja e tualetit të femrave”, kanë njoftuar punonjësit e hotelit.

Megjithatë ata kanë falënderuar zyrën e sherifit dhe punonjësit e zyrës që merren me kafshët e egra, që kanë reaguar me kohë për ta kapur.

“Janë treguar profesionistë të vërtetë, dhe të gjithë ne kemi pasur rastin të mësojmë diçka për kafshët e egra”, kanë shtuar ata.

Ekipet e specializuara janë detyruar ta vënë në gjumë ariun, dhe në fund e kanë larguar nga hoteli për ta lënë të lirë në malet e zonës përreth.

“Dëgjova një zhurmë që vinte nga tualeti aty sigurisht është futur përmes dritares së hapur, por nuk ka mundur të dalë pasi ishte shumë lartë dritarja nga brendësia e tualetit. Dukej sikur po kënaqej në ambientin ku ishte, thjesht qëndronte i shtrirë dhe flinte”, ka deklaruar bashkëpronari i hotelit David O’Connor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Interesante
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
Kalo në kategori