Nutricionistja Rick Hay mënyrën se si ta freskoheni trupin me artikuj ushqimorë dhe lëngje
Ajo këshillon marrjen e vitaminës B, sepse ajo zvogëlon stresin i cili çon në djersitje të shtuar, si edhe zvogëlim të alkoolit dhe të kafeinës.
Gjithashtu, duhet konsumuar ushqim të lehtë dhe pemë, siç janë rrushi dhe shalqiri, të cilat treten më lehtë.
“Vitamina B rregullon hormonet dhe e mban nën kontroll nivelin e stresit. Kur djersitemi shpesh bëhemi nervozë për shkak të djersitjes dhe “njollave” të cilat krijohen në rroba. Atëherë edhe më shumë ngrihet temperatura e trupit tonë, andaj edhe bëhemi anksiozë dhe i nënshtrohemi stresit. E gjitha kjo çon deri në djersitje të shtuar”, thotë Rick Hay.
Vitamina B ka rolin kyç, sepse lidh endokrinet dhe sistemin nervor të cilat kanë rol të rëndësishëm në reagimin ndaj stresit. Kur jemi nën stres ai hormon punon më shumë.
Disa studime kanë treguar që vitaminat B6, B9 dhe B12 ndihmojnë në rregullimin e nivelit të stresit, transmeton Telegrafi.
Magnezi gjithashtu është “luftëtar” kundër djersitjes së shtuar, sepse nëse nuk kemi mjaftueshëm magnez dhe kalcium, atëherë nervat humbin kontrollin mbi hapjen dhe mbylljen e poreve nëpër të cilat del djersa.
Magnezi ndihmon që organizmi të përshtatet me stresin ditor.
“Kur djersitemi humbim mjaft magnez. Kjo çon deri në djersitje të shtuar, andaj është e nevojshme të kompensohet. Hani perime që kanë ngjyrë të gjelbër të errët, arra dhe fara në mënyrë që të kompensoni magnezin, ndërsa vezët në sy dhe tharmin e birrës për vitaminën B. Ato janë të mira për sistemin tuaj nervor dhe ndihmojnë në rregullimin e djersitjes”, thotë Rick Hay.
Femrave të cilat në menopauzë u rekomandohet të përdorin bimën schisandra, e cila rregullon djersitjen e natës. Hani pemë dhe perime midis racioneve. Kënaquni me shalqi, rrush, pjepër, por edhe kastravecë, selino dhe rrika.
Mos nënvlerësoni të mirat e sherbelës e cila me vite të tëra zgjidh këtë problem. Sherbela është burim natyral i flavonoideve dhe polifenoleve gjë që e bën antioksidant të mirë dhe mjet antibakterial. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme