LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, kundërshtojnë mbylljen e tij

Protestojnë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, kundërshtojnë mbylljen e tij

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë filluar protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet.

Nxënësit janë mbledhur para dyerve të gjimnazit duke kundërshtuar mbylljen e këtij objekti.


” Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, është thënë në një njoftim të bërë dje nga Këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi.

Mbyllet Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit do të vendosen në dy shkolla tjera
Lexo po ashtu Mbyllet Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit do të vendosen në dy shkolla tjera

Drejtoria ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Ajo ka thënë se vendimi për mbylljen e kësaj shkolle është marrë për shkak se nuk i plotëson kushtet për vijimin e mësimit.

“Vendimi është marrë për t’u mbyllur dhe vendimi me shkrim u është dërguar shkollave në muajin gusht. Qëllimi i mbylljes është se ky gjimnaz nuk i plotëson kushtet për mbarëvajtjen e mësimit. Ne si drejtori kemi kërkuar që të bëhet edhe një vlerësim shtesë për të parë nëse i plotëson apo jo kushtet për renovim, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet me objektin a do të rrënohet apo jo”, ka thënë Shala.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori