Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka shpjeguar procedurat që duhet ndjekur votuesit që janë jashtë Kosovës, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Daka për Telegrafin tha se që nga dita e djeshme (3 korrik) ka filluar afati për ndryshimin e qendrave të votimit.
“Secili qytetarë mund të gjejë se ku mund të votojë, është makina kërkuese në web faqen tonë dhe me numrin personal mund të kontrollojnë se ku e ka qendrën e votimit, dhe nëse konsideron se nuk i mundësohet votimi në mënyrë të drejtë në atë qendër, mund të kërkojë të ndryshojë qendrën”, ka thënë Daka për Telegrafin.
Ajo tha se votuesit nga diaspora mund të vijnë të votojnë fizikisht në Kosovë, mirëpo munden të votojnë edhe përmes postës.
“Koha është jashtëzakonisht e shkurtë, afatet shkurtohen dhe procedura për votim jashtë Kosovës është e komplikuar, është procedurë ligjore që nuk mund ta ndryshojmë. Mirëpo KQZ ka shkuar përtej ligjit, dhe ua ka mundësuar votuesve që të regjistrohen përmes e-mail. Deri tani kemi pranuar disa e-mail të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar, të cilët do të verifikohen se a do të mund të votojnë”, pohoi ajo.
Daka vuri në pah se pavarësisht procedurës që është e komplikuar, deri tani gjërat kanë shkuar në rregull.
“E-mail janë duke ardhur në postën tonë elektronike, dhe pas përfundimit të afatit do të bëjmë të pamundurën t’i njoftojmë qytetarët se a do të mund të votojnë”, theksoi ajo.
Kryetarja Daka tha se data 6 shtator, do të jetë afati i fundit kur partitë do të mund të bëjnë regjistrimin e listave me kandidatët për deputetë.
“Nuk do të kenë tjetër mundësi, janë afate ligjore, dhe të gjitha subjektet politike që janë të interesuar të garojnë në këto zgjedhje janë informuar në kohë dhe besoj që të gjithë ata që dëshirojnë do t’i sjellin deri në ora 00:00 në KQZ”, deklaroi ajo.
Daka potencoi se kësaj radhe do të mundohen të dalin më herët me rezultate preliminare.
“Do të bëjmë atë që është mundur që të dalim më herët me rezultate, mos harroni se rezultatet tona janë zyrtare ndërsa rezultatet e vëzhguesve janë gjithmonë të vëzhguesve dhe ata nuk kanë të drejtë të japin rezultate, ne duhet të sigurohem që rezultatet qofshin ato preliminare, të jenë të sakta. Ndoshta jo 100 për qind të sakta, sepse tek rezultatet preliminare ekziston mundësia të ketë gabime teknike, por ne gjithmonë dëshirojmë që në mënyrë të saktë t’i pasqyrojmë ato që kanë ndodhur në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.
Në fund kryetarja e KQZ-së, bëri thirrje tek qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për votim, ndërsa për partitë politike ajo tha se duhet të respektojnë Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe të mos e dëmtojnë ditën e zgjedhjeve me tentime për manipulim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles