Nga: Peter Gabriel (“Don’t Give Up”, albumi “So”, 1986)
Përktheu: Agron Shala
Në këtë tokë krenare u bëmë të fortë
Gjithmonë të kërkuar
Mësova të luftoj, mësova të fitoj
Kurrë s’e mendova se mund të dështoj
A po më duket apo s’mbeti asnjë luftë
Jam burrë ëndrrat e të cilit janë shkretu
E ndryshova fytyrën, e ndryshova emrin
Por kur dështon askush s’të dëshiron
Mos u dorëzo se ke miq
Mos u dorëzo se ende s’je mundur
Mos u dorëzo se e di që ia del mbanë
Edhe pse rreth meje kudo shikova
Se do të goditem kurrë s’e mendova
Mendova se të fundit do të biem
Është e çuditshme se si gjërat përmbysen
Në shtëpinë time atë natë u nisa
Te vendi pranë liqenit ku linda
Teksa dita agon, tokën e shikoj
Drunjtë janë djegë deri në rrënjë
Mos u dorëzo se ende na ke
Mos u dorëzo se kërkesa të mëdha s’kemi
Mos u dorëzo se diku është një vend ku ne përkasim
Pushoje trurin, shumë po mendon
Gjithçka do të rregullohet
Kur gjërat vështirësohen, te ne mund të afrohesh
Mos u dorëzo, të lutem mos u dorëzo
Më duhet të iki, se s’mundem më të duroj
Duhet të rri në atë teh ure, me sytë teposhtë
Çfarëdo që vjen dhe çfarëdo që mund të shkojë
Lumi gëlon, ai lumë po gëlon
Në qytet tjetër jam shpërngul
Të rehatohem jam mundu
Sa shumë njerëz për secilën punë
Sa shumë njerëz që s’i duhen kujt
Mos u dorëzo se ke miq
Mos u dorëzo se nuk je i vetmuar
Mos u dorëzo se s’ka arsye me pasë turp
Mos u dorëzo se ende na ke
Mos u dorëzo se mburremi me atë që je
Mos u dorëzo se e di se lehtë s’ishte kurrë
Mos u dorëzo se besoj që diku është një vend
Një vend ku ne përkasim
Mos u dorëzo, mos u dorëzo, mos u dorëzo…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City