LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit nga Nisma, Shyqyri Bytyqi i bashkohet PSD-së

Pas largimit nga Nisma, Shyqyri Bytyqi i bashkohet PSD-së

Ministri i arsimit në detyrë, Shyqiri Bytyqi pas dorëheqjes nga Nisma Socialdemokrate, sot i është bashkuar Partisë Socialdemokrate.

Zyrtarizimin e aderimit të tij në PSD e ka bërë kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti përmes një konference për media.


“Ministri në detyrë i arsimit, Shyqyri Bytyqi është anëtarësuar në PSD, dhe tash e tutje do të jemi në epik bashkë për të punuar për të arritur fitore më 6 tetor. Me Shyqen njihemi që nga fushata për Prishtinë… me Shyqen po fitojmë një reformatorë në arsim, dhe në PSD do të jetë personi kryesor për këto reforma”, ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër ministri Bytyqi ka thënë se PSD është vendi ku ai do të mund të ushtroj aktivitetin e tij.

“Aktivitetin tim politik do ta vazhdojë në PSD. Siç e din opinioni unë vazhdojë ti përkrahi politikat e majta, dhe besoj që politikat e PSD janë më të nevojshme që i duhen vendit tonë. Është hapësira e nevojshme që të punojmë për ndryshimet që ka nevojë vendi.

Një individ kontributin më të madh mund ta jap duke qenë aktiv. Këtë ide të qenit aktiv do ta kem si flamur të ngritur që ti kryejë detyrat e mia. Me këtë frymë që jemi duke vazhduar besoj që PSD do të ketë rol kyç në politikbërjen në Kosovë”, u shpreh Bytyqi.

Përveç Bytyqit, PSD-së iu bashkua edhe dhe asambleisti në Komunën e Prishtinës nga Nisma Socialdemokrate, Baton Dushi. /Telegrafi/