LAJMI I FUNDIT:

OSBE edhe këtë vit me rol këshillëdhënës në ditën e zgjedhjeve

OSBE edhe këtë vit me rol këshillëdhënës në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që roli i OSBE-së në ditën e zgjedhjeve të jetë këshillëdhënës, ashtu siç ishte edhe më herët, ndërsa nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për misionin vëzhgues të BE-së.

Në mbledhjen e mbajtur sot, anëtarët e KQZ-së mbështetën rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se kanë kontaktuar me misionin e OSBE-së dhe se ata janë të gatshëm të japin mbështetjen e tyre në të njëjtin format sikurse në zgjedhjet e kaluara.


“Ata (OSBE) janë të gatshëm që në të njëjtin format, ashtu sikurse që ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara të na japin përkrahje. Do të jetë këshillëdhënës për KKZ-të dhe KVV-të në ditën e zgjedhjeve dhe natyrisht se informimi për KQZ-në nga ana e tyre do të bëhet në të njëjtin format sikurse deri tash”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja me Komisionin Vëzhgues të BE-së, i cili do të fillojë të vijë këtë të mërkurë.

“Pritet që gjatë ditës të nesërme, nëse pajtoheni, të nënshkruhet marrëveshja me Komisionin Vëzhgues, me përfaqësuesit e BE-së këtu në Prishtinë, për misionin vëzhgues të BE-së, i cili do të fillojë ardhjen që nga dita e mërkurë”, u shpreh ajo.

Kryetari i Këshillit për Buxhet dhe Financa Ilir Gashi, bëri të ditur se këtë vit, do të jenë 895 qendra votimi, 4 më pak nga zgjedhjet e fundit.

“Ne në Këshill i kemi trajtuar propozimet që kanë ardhur, që kanë rrjedhë edhe prej KKZ-ve dhe nga zyra këtu, të listës së qendrave të votimit. Nga e kaluara, kemi 4 qendra votimi më pak, kështu që kemi diku 895 qendra votimi gjithsej”, sqaroi ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen me 6 tetor. Organizimi i zgjedhjeve pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës afro 6 milionë euro./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori