Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar sot një fabrikë që punëson mbi 100 të rinj që prodhojnë panela solarë të cilat eksportohen në Evropë.
Veseli ka thënë me këtë rast se ka vendosur që me njerëz të rinj, të arsimuar mirë e të pakorruptuar, të punojë në mbështetjen e të rinjve që ata të krijojnë perspektivë në Kosovë.
“Me ministrin Muzafer Shala e vizituam fabrikën e prodhimit të paneleve diellore ‘Jaha Solar’, e cila është më e madhja në rajon dhe punëson rreth 110 punëtorë. Cilësia e produkteve të teknologjisë së avancuar ka bërë që kjo kompani të rritet dhe të sigurojë tregje të reja”, tha Veseli, në një njoftim për media.
“Si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzaferi e ka ekspertizën e duhur për t’i nxitur të rinjtë dhe për t’i mbështetur idetë e tyre inovative. Me mbështetjen e duhur, shumë kompani do të mund të konsolidohen, zgjerohen dhe të hapin vende të reja të punës. Me këtë ekip të të rinjve kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të krijojmë mundësi të reja, që të rinjtë tanë të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë”, ka deklaruar Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'