Nuk ka përafrim të qëndrimeve as paralajmërim për takim të ri midis pushtetit dhe opozitës ndërsa i pasigurt është edhe vazhdimi i sotëm i seancës së Komisionit për Çështje Evropiane për Ligjin për Prokurorinë Publike.
Gurë pengimi, siç thotë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, mbetet statusi i lëndëve të PPS-së. Të enjten filloi seanca e Komisionit për Çështje Evropiane në të cilën shqyrtohet ligji për Prokurori Publike. Më pas janë miratuar dhjetë amendamente, ndërsa kryetari i Komisionit, Artan Grubi tha se paraprin harmonizim i grupeve të punës për 41 amendamentet e tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pozita dhe opozita dje sërish patën akuza të ndërsjella për atë se kush është fajtor për frenimin e ligjit.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e akuzoi ministren e Drejtësisë se është pengesa kryesore që negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike nuk kanë përfunduar.
“Plani B është bërë gabimisht dhe kjo është vetëm në shërbim të padrejtësisë, gjegjësisht i bëhet shërbim padrejtësisë në Republikën e Maqedonisë. Me të vërtetë më vjen keq që ministrja e Drejtësisë në momente shndërrohet në ministre të Padrejtësisë dhe njeri i mbushur me urrejtje dhe zemërim ndaj VMRO-DPMNE-së dhe opozitës unë nuk e kam hasur deri më tani edhe sikur të kishte qenë përfaqësues i lartë apo aktivist prej radhëve të LSDM-së, që në çdo pikëpamje i minon negociatat konkretisht për Ligjin për Prokurori Publike dhe praktikisht kjo është pengesa kryesore që ndoshta deri më tani këto negociata nuk përfunduan”, tha Mickoski në pres konferencën e sotme duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Deskoska nga ana tjetër ia ktheu që ta shohë oborrin e tij dhe të pyesë se çfarë pozitash përfaqëson partia e tij në bisedimet për ligjin. Sipas saj, deklarata e Mickoskit është krekosje e pafuqisë, krekosje e frustrimeve, pasi qëllimi i vërtetë i pozitave të tyre lidhur me Ligjin për Prokurori Publike është tjetërsuar.
Nga LSDM-ja thonë se, megjithatë janë optimistë dhe shpresojnë se do të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash. Sipas tyre, zgjidhja më e dëshiruar është ligji të votohet me konsensus në seancë kuvendore, e cila sipas paralajmërimeve duhet të mbahet më 10 shtator./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles