LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand: Van Dijk nuk e meritoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA

Ferdinand: Van Dijk nuk e meritoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA

Legjenda angleze e futbollit, Rio Ferdinand nuk beson se Virgil van Dijk duhet të kishte fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA këtë javë.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, tani analist bë BT Sport mendon se qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit nuk është ende në nivelin e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.


Van Dijk ishte i rëndësishëm në triumfin e Ligës së Kampionëve nga Reds sezonin e kaluar dhe e la Messin në vend të dytë me gati 100 pikë para në votimet e kësaj jave.

Van Dijk futbollisti i vitit në Evropë, mposhtë Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Van Dijk futbollisti i vitit në Evropë, mposhtë Messin dhe Ronaldon

“Nuk ka dyshime në mendjen time që Virgil van Dijk është mbrojtësi më i mirë në planet sot”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

“Por kur një njeri shënon 50 gola në një sezon siç bëri Messi, ose Cristiano fitoi tre trofe këtë sezon, efekti që ai pati në një kampionat të ri dhe në nivelin kombëtar, gjithashtu nuk mund të shikosh përtej kësaj”.

“Njerëzit thonë: ah është pak e mërzitshme që ata të dy janë akoma fitues, por ata po vendosin rekorde që nuk janë parë kurrë më parë, për 12 apo 15 vjet”.

“Jam një qendërmbrojtës dhe jam i kënaqur që ai e fitoi atë. Mendoj se ai është një fitues i denjë, por kur të kesh një njeri që shënon 50 gola nuk mund ta bësh atë”.

Votat që morën treshja finaliste: Van Dijk i la pas me qindra vota dy legjendat e futbollit
Lexo po ashtu Votat që morën treshja finaliste: Van Dijk i la pas me qindra vota dy legjendat e futbollit

“Ata janë më të mirët. Messi dhe Ronaldo janë penalizuar për standardet që ata kanë vendosur se është bërë e mërzitshme për disa njerëz”, përfundoi anglezi.

Van Dijk është gjithashtu favorit për të fituar Topin e Artë më vonë këtë vit pasi më parë ishte zgjedhur edhe lojtari i vitit në Ligën Premier dhe Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori