LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1.500 euro

Detaje të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1.500 euro
Foto: Ilustrim

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2 personave të tjerë, që janë djali i së ndjerës dhe nusja e shtëpisë, ku për momentin ndodhen të shtruar spitalin e Shkupit në gjendje të rëndë, ka ardhur si pasojë e një grindjeje për një borxh prej 1 500 eurosh.

Personi i dyshuar që ka vrarë të moshuarën dhe ka plagosur dy të tjerët, i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin. Borxhi i mbetur ishte 1 500 euro, edhe pse pretendohet se borxhi prej 1 500 eurove ishte shlyer, agresori pretendonte se ajo shumë ishte me kamatë dhe pretendonte të merrte edhe shumën e kamatës nga çifti, shumë që kishte shkuar, sipas informacioneve të marra në vendngjarje, në 20 000 euro.

Vrasje në Gostivar
Lexo po ashtu Vrasje në Gostivar

Alsat mëson se çështja kishte shkuar në gjykatë por mosmarrëveshja ishte në shqyrtim e sipër. Ndërsa mëngjesin e sotëm i dyshuari i krimit rreth orës 4 të mëngjesit ishte paraqitur sërish në banesën e çiftit për t’u kërkuar edhe një herë paratë e pretenduara nga kamata. Në banesë në ato momente ndodheshin vjehrra dhe e reja e saj, ndërsa djali ndodheshe jashtë banesës. I dyshuar fillimisht ka sulmuar plakën 76-vjeçare me të paktën 20 goditje me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur rëndë po me thikë nusen e shtëpisë. Në ato momente është kthyer edhe djali në shtëpi por edhe ai është sulmuar me të njëjtën thikë dhe ai është plagosur rëndë. Nga të bërtiturat dhe ulërimat që janë dëgjuar në zonë komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Me të shkuar policia në vendngjarje agresori ka tentuar të largohet por është kapur një orë më pas prej saj, rreth orës 5 të mëngjesit në qytetin e Gostivarit. Kujtojmë se 76-vjeçarja nuk jetonte me çiftin por kishte qenë mysafirë në shtëpinë e çiftit.


Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve në rrjedha, nuk jep detaje për identitetin e tij./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori